Jump to content

Policia mbretërore e Omanit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Policia Mbretërore e Omanit (PMO), e njohur gjithashtu si Policia e Omanit, është agjencia kryesore e ligjit dhe rendit për Sulltanatin e Omanit. Ajo ka një flotë helikopterësh dhe gjithashtu kryen detyrat e mbrojtjes së vijës bregdetare të Omanit.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Koncepti i një force moderne policore ishte relativisht i ri për Omanin kur Sulltan Qabos bin Said al Said u ngrit në pushtet pasi rrëzoi babanë e tij në një grusht shteti në pallat më 23 korrik 1970. Policia në Oman u institucionalizua për herë të parë në shek. e 16 në Sohar. Para krijimit të PMO-së, nuk ekzistonte asnjë forcë e brendshme e sigurisë në Oman. Siguria ishte përgjegjësi e valive apo qeveritarëve vendas që e kryenin atë me ndihmën e "Askarëve" vendase. Prezenca e policisë ishte e kufizuar në qytezën Maskat dhe Mutrah, ku shumica e tregjeve ishin të pranishme dhe shumica e tregtisë zhvillohej.