Polisidenti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Polisident vjen nga greqishtja polisyndeton - shume lidhëza.

Është figura stilistike që përfitohet nga përdorimi i shume lidhëzave, duke e ngatërruar ecjen e frazas për theksim.

Shembull :

Një foshnje ndanë rrugës rrinte...
E njerëzit shkonin mizëri...
E foshnja qante, ulërinte
E s'i afrohej asnjeri...
E kish uri e kish ftohte
E, ku ta dish se çfarë kërkonte
S'dilte askush ta mbante ngrohte,
Nga thonjte e vdekjes ta shpëtonte.
Papritur turmës mespermes
Dikush i ra e pranë iu qas
E mori foshnjën me kujdes
E i këndoi ne vesh me gaz.
(Musa Vyshka - Dje)

Përdorimi i vazhdueshëm i lidhëzave që janë nënvizuar përbejnë figure stilistike te polisidentit, sepse përsëritja e lidhëzave bën q fjalitë te marrin një ecje me te ngadalte. Nëpërmjet ngadalësimit te ritmit qëndrohet për një kohe me te gjate mbi fjalët, nënvizohen e theksohen me me shume force ato.