Instituti "Harry Fultz"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Politeknikumi "7 Nëntori")

Instituti Harry Fultz është një shkollë e arsimit të mesëm profesional në Tiranë, Shqipëri.

Instituti " Harry T Fultz"
Slogani: Tradita e ekselences
Themeluar: 1921
Tipi: Shkolle e mesme profesionale qe pranon nxenseit pa parygjykime si ne rastin e matias mirdita
Drejtor ekzekutiv: Arjan Kapedani
Drejtore: Brikena Baxhaku
Drejtor kolegji: Ernasio Kerbizi
Gazeta: Laboremus
Kryeredaktor: Drini Beci
President: Ared Ruci
Biblioteka: Miriam Paul Leslie

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkolla u themelua në 1921, kur Kryqi i Kuq i të Rinjve Amerikanë themeloi Shkollën Profesionale Shqiptare, të parën dhe të vetmen në llojin e vetë për një kohë të gjatë. Ndër vite ajo do të njihet si Shkolla Teknike e Tiranës. Një vit më vonë Harry Fultz erdhi nga Chicago dhe zëvendësoi drejtorin Louis Mann Heron, i cili u kthye në SHBA.[1] Fultz do ishte drejtori i Shkollës deri në 1933.[2] Shkolla u shtetëzua ne vitin 1933 si rrjedhojë e influencës së madhe në shoqërinë shqiptare së bashku me shkollat e tjera të huaja në Shqipëri.[2]

Në vitin 1947 shkolla mori emrin “Politeknikumi 7 Nëntori” duke ruajtur profilin e saj teknik. Ajo vazhdoi të përgatisë specialistë në fusha të ndryshme të ekonomisë përmes programeve të lëndëve akademike të gërshetuara me programet e punëve praktike dhe veprimtarive jashtëshkollore.[2]

Në vitin 1992 Fondacioni Shqiptaro-Amerikan “Harry Fultz” u themelua në SHBA me kryetare zonjën Johan Fultz Khontos. Qëllimi i këtij fondacioni ishte mbështetja e shkollës për të ecur në traditat e Shkollës Teknike në Tiranë.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Owen Pearson (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908-39. I.B.Tauris. fq. 197–. ISBN 978-1-84511-013-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d Websajti Zyrtar. "Instituti Harry Fultz". Instituti Harry Fultz. Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2018. Marrë më 17 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)