Portal:Gjeografi/Artikulli i muajit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Republika e Afrikës Jugore është shtet në jug të Afrikës. Ndodhet në koordinatat 22 - 35° Jug dhe 17 - 33° Lindje dhe rrethohet nga Oqeani Atlantik dhe Oqeani Indian. Afrika e Jugut kufizohet me Namibinë, Botsuanën , Zimbabvenë, Mozambikun dhe Suazilandia ndërsa Lesoto gjendet përbrenda kufijve të Afrikës Jugore. Republika Afrika e Jugut zë një sipërfaqe prej 1,219 milion km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 42,16 milion banorë. Për kryeqytet ka Pretorin dhe selinë e parlamentit e ka në qytetin Kapshtad, ndërsa ka disa gjuhë zyrtare e shtetërore ndër të cilat janë gjuhët e popujve vendas dhe anglishtja. Sipas kushtetutës që nga 1961-ta Republikë dhe nga 1994-ta me 9 krahina (provinca). Kushtetuta e ndryshuar më 1974 parashihte një parlament nga dy dhoma (Kuvendin Nacional dhe Këshillin Nacional ë Krahinave). Kryetar shteti dhe qeverisë është presidenti i shtetit i zgjedhur nga Kuvendi me kohë zgjatje 5 vjeçare. Rreth 77% të popullsisë e përbën populli i quajtur bantu, 12% të bardhët, 8,5% të përzier dhe 2,5% aziatikët. Ka mbi 30 qytete të mëdha ndërsa feja dominuese është feja krishtere me diku 70-80%, pastaj vijnë besimtarët e besimeve tradicionale afrikane, besimtarët budistë, hinduse, myslimane dhe hebrenje... ...

Arkiva

Portal:Gjeografi/Artikulli i muajit/Arkiva

 
Parapamja e vitrinës

Republika Afrika Jugore është shtet në jugun e Afrikës. Ndodhet në koordinatat 22 - 35° Jug dhe 17 - 33° Lindje dhe rrethohet nga Oqeani Atlantik dhe Oqeani Indianë. Afrika e Jugut kufizohet me Namibinë, Botsuanën , Zimbabvenë, Mozambikun dhe Suazilandia ndërsa Lesoto gjendet përbrenda kufijve të Afrikës Jugore. Republika Afrika e Jugut zë një sipërfaqe prej 1,219 milion km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 42,16 milion banorë. Për kryeqytet ka Pretorin dhe selinë e parlamentit e ka në qytetin Kapshtad, ndërsa ka disa gjuhë zyrtare e shtetërore ndër të cilat janë gjuhët e popujve vendas dhe anglishtja. Sipas kushtetutës që nga 1961-ta Republikë dhe nga 1994-ta me 9 krahina (provinca). Kushtetuta e ndryshuar më 1974 parashihte një parlament nga dy dhoma (Kuvendin Nacional dhe Këshillin Nacional ë Krahinave). Kryetar shteti dhe qeverisë është presidenti i shtetit i zgjedhur nga Kuvendi me kohë zgjatje 5 vjeçare. Rreth 77% të popullsisë e përbën populli i quajtur bantu, 12% të bardhët, 8,5% të përzierit dhe 2,5% aziatikët. Ka mbi 30 qytete të mëdha ndërsa feja dominuese është feja e të krishterëve me diku 70-80%pastaj vijnë besimtarët e besimeve tradicionale afrikane, besimtarët budistë (hindi), myslimanët dhe jahuditë.. ...



Vendosur më:14 Qershor 2010 17:03 Planeti [1]


 
Parapamja e vitrinës

Vullkani "Eyjafjallajökull" Në historinë e aerotransportit evropian deri tash kurrë nuk ka ndodhur që erupcioni vullkanik të bllokoj gati tërë komunikacionin mbi qiellin e Evropës. Të gjitha aeroportet më të rëndësishëm në Evropë janë mbyllur që nga 15 prilli përshkak të aktivizimit të vullkanit Eyjafjallajökull në Islandë. Se sa do të zgjatë bllokada ende nuk dihet. Krejt varet se kur vullkani do të pushoj aktivitetin. Është e vërtetë se pluhuri vullkanik mundet dukshëm ta dëmtoj aeroplanin gjat fluturimit , dhe të ndërprej punën e motorit të aeroplanit ...



Vendosur më:18 Prill 2010 16:51 nga Planeti [2]


 
Parapamja e vitrinës

Zënia e Diellit

Zënja e plotë e Diellit
Zënja e plotë e Diellit

Eklipset e Diellit ndodhin në fazën e Hënës së re, nuk ndodhin çdo muaj, por eklipsi mund të paraqitet vetëm kur Hëna e re gjendet afër ekliptikës që do të thotë afër nyjave të rrugës së Hënës. Gjatë një viti rregullisht kemi nga 2 zënie të Diellit, mund të kemi 3 dhe 4, por, në qoftë se zënia e parë ndodh në fillim të janarit, atëherë mund të kemi 5 zënie. Nga pikat e ndryshme të sipërfaqes së Tokës eklipsi i Diellit shihet ndryshe dhe nuk fillon në të njëjtën kohë. ...



Vendosur më:13 29 Dhjetor 2008 22:53 nga Dan [3]


 
Parapamja e vitrinës

Komonvelti ( Commonwealth). - Është bashkësi e shteteve te Perandorisë së dikurshme të Britanisë së Madhe, që i lidh interesi i përbashkët ekonomik. Ndikimi shekullor i Britanisë së Madhe në pjesët e ndryshme të botës ka lënë gjurmë në ecurintë ekonomike, të tregëtisë, kulturës, politikës së shteteve, sepse ato për një kohë të gjatë kanë qenë të shfrytëzuara. Perandoria e dikurshme koloniale fillon të shkatrrohet. Shumë shtete fitojnë pavarësinë e tyre.

Me qëllim që t’i shfrytqëzojë lëndët e para prej territoreve të dikurshme të Britanisë së Madhe, në një anë, dhe plasimin e prodhimeve të veta industriale, nga ana tjetër, formohet bashkësia e Komonveltit. Bashkëpunimi i Britanisë së Madhe dhe i shteteve të Komonveltit është në interes të përgjithshëm ekonomik. Tregu i Britanisë së Madhe mund t’ua ofrojë prodhimet industrialeshteteve të Komonveltit, e prej tyre të sigurojë lëndët e para për industrinë dhe artikujt ushqimor ...



Vendosur më:4 Prill 2008 13:51 nga Planeti [4]


 
Parapamja e vitrinës
Qyeti me 2 lumenj dhe 2 klima

Kaçaniku dallohet nga qytetet tjera edhe me faktin se përmes tij kalojnë 2 lumenjë, Lepenci dhe Nerodimja, të cilët në fund të qytetit bashkohen. Veç 2 lumenjëve, i ka edhe 2 klima. Klimatologët qysh para Luftës së Dytë Botërore kishin konstatuar se në juglindje të Kaçanikut takohen klima e ngrohtë mesdhetare dhe ajo e ftohtë kontinentale. Sipas eksepertëve shëndetësorë kjo klimë (takimi i 2 klimave), është e preferueshme për të sëmurët nga TBC-ja (sidomos ajo e eshtrave). Mu për këtë , një kohë në lindje të Kaçanikut ka qenë në efiçiencë sanatoriumi për të sëmurë kosovarë nga TBC-ja (tuberkulozi).

Resurset natyrore

Rezervat e konstatuara të mineraleve janë deri 15mil. tone mergele në Han të Elezit dhe 30mil. tone afër fshatit Paldonicë. Rezervat e gurit gëlqeror në Kepin e Kaçanikut janë në sasi prej 127mil. tone, ndërsa rezerva ...



Vendosur më:7 Prill 2006 22:12 nga Dan [5]