Zënia e Diellit (Eklipsi)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Zënja e plotë e Diellit

Eklipset e Diellit ndodhin në fazën e Hënës së re, nuk ndodhin çdo muaj, por eklipsi mund të paraqitet vetëm kur Hëna e re gjendet afër ekliptikës që do të thotë afër nyjave të rrugës së Hënës. Gjatë një viti rregullisht kemi nga 2 zënie të Diellit, mund të kemi 3 dhe 4, por, në qoftë se zënia e parë ndodh në fillim të janarit, atëherë mund të kemi 5 zënie. Nga pikat e ndryshme të sipërfaqes së Tokës eklipsi i Diellit shihet ndryshe dhe nuk fillon në të njëjtën kohë.

Rreth vitit 2500 p.e.sonë Babilonasit për të parën herë kishin gjetur ciklin (babi. sharu) e zënies së diellit dhe të hënës. Ndërsa në Siri rreth vitit 1223 p.e.sonë përshkruhet gjerësisht zënia e diellit (5 mars). Po një përshkrim të tillë të plotë na lënë edhe babilonasit, por disa qindra vite më vonë, më 763 p.e.sonë (15 qershor). Përshkrimi i saktë i zënies së diellit nga grekët e lashtë vine pak më vonë, dyqind vite më vonë, kur më 585 p.e.sonë Talesi i Miletit bëri parallogaritjen për datën 25 maj.