Talesi i Miletit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Talesi i Miletit (Θαλῆς ὁ Μιλήσιος lexo:Thalēs ho Milēsios) lindi më 624 p.e.s. dhe vdiq më 552 p.e.s., ishte filozof dhe matematikan grek. Autor i veprave filozofike të cilat më vonë nga shumë shkencëtarë merren si pikënisje e punës së tyre.

Talesi kishte parallogaritur saktësisht Zënien e diellit për datën 25 maj 585 p.e.s. . Talesi lindi rreth vitit 624 p.e.s. në Milet në bregun mesdhetar të Turqisë së sotshme dhe është matematikant i parë në historinë e civilizimin që i njihet emri. Duhet theksuar se datat janë të pasigurta si dhe zbulimet e bëra nga Talesi mund të mos jenë të gjitha të tijat por të mveshura nga të tjerë zbulues që e përmendin vijimisht në tekstet e tyre. Nuk gjejmë shkrime të tijat e nuk ishte e rrall në këtë kohë, kur dijetarë me më pak renome¨, ia lënin shpikjet e tyre njerëzve më të famshëm. Përveç matematikës, Talesi njihet edhe si dijetar i gjithanshëm, interesohej për çdo gjë, filozof, observator i patejkalueshëm, astronom. Dinte të mendoj dhe ti analizoj e ti hulumtoj fenomenent, kështuqë rradhitet në Shtatë të Urtit. Tregtar me profesion, ai udhtoi shum, mes tjerash në Egjipt ku edhe mësoi shumë gjëra nga gjeometria dhe sipas legjendës, piramida dhe kërliku bënë që të filloj studimin mbi raportin mes hijes dhe trupit që e përhedh, përshkrimi i trekandshit në rreth, teorema të shumta matematikore dhe aritje të njohurive në lëminë e magnetizmit. Talesi bën spjegimet e tij mbi natyrën duke u bazuar në elementet në të dhe thot se uji luan rol të pazëvendësueshëm sepse nga ai rrjedhin gjërat tjera. Të marurit e Diellit (eklipsa) e paraparë Talesi kulmin e famës e ariti kur parshikoj marrjen e diellit Diellit për në vitin 585 p.e.s. gjë që ndodhi me saktësi. Cilat ishin mundësitë që i lejuan të parasheh këtë janë të panjohura akoma. Ndoshta arijti të llogaris lëvizjen e yjeve apo u bazua në intuitë (të Sarosit) mbi kohëzgjatjen e rregullt në mes të dy eklipsave. Shumë më vonë, Herodoti tregon se përleshja në mes forcave të mbretit Babilonas Nabushodonozorit dhe Lidiasve u ndërpre për shkak të kësaj eklipse dhe u vendos paqa. Talesi si filozof është i njohur për pyetjet dhe përgjigjet që parashtronte : Ç’është të menduarit ? Nga ç’është e bërë natyra ? Cilat janë lidhjet në mes mendimit tim dhe asaj ç’është ? Meritat e Talesit janë se ai më nuk pohon një të vërteë duke u bazuar në një objekt si që bënin qer tani Babilonasit dhe Egjiptasit, por bazohej në objekte të numerikisht të papërkufizuara dhe nga aty mundohej dhe nxirte të vërtetën. Mendohet se Talesi është autori i « njihe vetvehten » edhepse një numër i madh studjuesish ia mveshin këtë thënie të famshme Sokratit.