Jump to content

Portal:Ngjarjet e tanishme/Kosova/29 Gusht 2006

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
KOSOVA SOT 29 gusht 2006 : E martë redaktoni
  • Çeku:Qytetarët e Kosovës dëshirojnë të dinë se vendi i tyre është vërtet një shtet //KOSOVApress
Unë flas si viktimë e pasigurisë. Unë flas si një luftëtar i sigurisë. Fakti që sot jam këtu, si një kryeministër i cili viziton një vend evropian, tregon se lufta jonë pothuajse është fituar. Pothuajse, por ende jo plotësisht. Problemi themelor i Kosovës sot është pasiguria. Qytetarët tonë ende nuk e dinë se çka do të ndodh me ta: ata nuk e dinë se në çfarë vendi janë ata, ata nuk e dinë se nga çfarë sistemi të qeverisjes do të qeverisen, ata nuk e dinë nëse politikanët për të cilët kanë votuar kanë ndonjë pushtet të vërtetë, ata nuk e dinë kush do të udhëheqë forcat policore dhe kush do të kujdeset për rrymën, ka thënë të martën kryeministri i Kosovës Agim Çeku në Alpbah të Austrisë ku po merr pjesë në Forumin me temën “Kërkim për siguri dhe mbrojtje”.
  • Perspektivën e Kosovës nuk mund ta pengojë askush, thotë Kolë Berisha // QIK
  • Valoto: Për mua siguria ekziston dhe i ftoj njerëzit të lëvizin të sigurt // QIK // KOSOVApress // RTK
  • Koshtunica sulmon Ahtisarin // QIK
  • Beogradi synon "skandal diplomatik" dhe "pikë negative" për Ahtisarin" // QIK
  • Komandanati i ri i KFOR-it Roland Kater vlerëson se Kosova deri në fund të vitit hyn në fazën vendimtare politike // QIK
  • Kater: NATO ka filluar të shqyrtojë mundësinë e zvogëlimit të numrit të ushtarëve në Kosovë // KOSOVApress]
  • PTK së shpejti emiton pullat postare me portretin e ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova // QIK
  • Zv/ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë Fevzi Berisha priti një delegacion sindikal amerikan // QIK
  • Grupin e Kontaktit askush nuk është shprehur kundër pavarësisë së kushtëzuar të Kosovës, thotë një diplomat i huaj // QIK
  • Surroi: Komunat nuk mund të komunikojnë drejtpërdrejt me pushtetin qendror të vendeve fqinje // QIK // RTK
  • Qeveria gjermane vlerëson se situata në Kosovë është e qetë por jo stabilie; Në Kosovë aktualisht janë 15.500 ushtarë të stacionuar. // QIK
  • Ministri gjerman i Mbrojtjes Franc Jozef Jung të enjtën mbërrin në Kosovë // QIK
  • Nushi: Nuk jemi të kënaqur me rezultatet e arritura për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur // KOSOVApress
  • SHBA: Instituti i Paqes paralajmëron trazira në gjithë rajonin nëse ka ndarje territoriale të Kosovës Ballkanin // QIK // RTK
  • Antonio Milloshovski: Maqedonia nuk do ta ketë problem të pranojë statusin e Kosovës, nëse do të plotësohen tre kushtem // QIK
"Rezoluta e Kombeve të Bashkuara, pastaj dëshira e qytetarëve të Kosovës dhe e treta, marëveshja që do të arrihet midis Prishtinës, Beogradit dhe Bashkësisë Ndërkombëtare"
Në prag të ditës Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka organizuar sot në Prishtinë tryezën me temën “Intensifikimi i aktiviteteve për identifikimin e të pagjeturve”. Qëllimi i kësaj tryeze është identifikimi i hapave të mëtejmë për zbardhjen e fatit të tyre , tha kryetari i KMLDNj, Pajazit Nushi.