Jump to content

Portal:Shkencë/Intro

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Konceptet e Kriptimit

Një ndër konceptet më të thjeshtë të algoritmeve sa i përket sigurisë është kriptimi. Ky koncept funksionon mbi bazë të idesë që nga një e dhënë tekst,plaintext të fitohet një i ashtuquajtur kriptotext(e dhënë e kriptuar) duke përdorur një çelës specifik që është zakonisht një varg nga 8 deri në 24 bajt i gjatë. Kriptoteksti rezultues nuk duket asgjë më shumë se një e dhënë e zakonshme, vetëm se këtë here ky informacion duket plotësisht i papërdorshëm në pamje të parë. E vetmja gjë që mund të nxjerrim nga ky informacion i kriptuar është gjatësia e plaintext-it para se ai të ishte kriptuar. Gjithsesi është mjaftë veshtirë të detektohet nëse kriptoteksti është ngatërruar me të. Efektet e mundshme të ngatërrimit të tekstit me kriptotekstin varen nga algoritmi i cili kryen dekriptimin. Një algoritëm për kriptim konsiderohet efiçent nese arrin t'i përmbushë disa nga këto kërkesa siç janë: Siguria e kriptotekstit të varet plotësisht nga : 1. numri i çelsave të mundshëm, 2. sulmi i sukseshëm të kërkojë një punë tepër të lodhshme dhe shumë të gjatë, 3. siguria e shifrimit të varet vetëm nga sekreti i çelsit dhe jo nga algoritmi. Në fakt algoritmi nuk ka nevojë të jetë sekret. Përdorimi i një çelsi të vetëm për kriptim si dhe Dekriptim shpesh referohet si Secret Key Cryptography (SKC). Disa nga agloritmat më të njohur të kriptimit në treg janë :

Kriptografia me çeles publik njihet edhe si njëra ndër zgjedhjet më të zakonshme apo të përdorura për zgjidhjen e problemit të sigurisë. Nga ana tjetër, kriptografia me çelës privat përdor çelsa të ndryshëm për kriptim dhe dekriptim. Çelsi që përdoret për kriptim është publik ndërsa ai që përdoret për dekriptim është çelës privat i njohur vëtëm nga pranuesi i të dhënës. Në këtë mënyrë secili mund të dërgojë mesazhe private përmes një kanali të komunikimit pa pasur nevojë të takohet me marrësin. PKC ofron konfidencialitetin duke zgjidhur kështu edhe problemin e parashkembimit të çelsave. Mirpo PKC gjithashtu jep zgjidhje edhe sa i përket aspektit të identifikimit, duke qenë se një çelës privat mund të përdoret gjithashtu edhe në të ashtuquajturën Nënshkrimi Digjital.


Referimet :

B. Kantor and P. Lapsley. RFC977, Network News Transfer Protocol. Network Working Group
R. Fielding J. Gettys J. Mogul H. Frystyk L. Masinter P. Leach and T. Berners- Lee ,RFC2616,HyperText HTTP 1.1. Network Working Group


Shkencë