Jump to content

Portal:Ulqini/Artikulli i muajit/01

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kisha-Xhami e Ulqinit është ndërtesë e cila është ndërtuar si kishë dhe kthyer në xhami. Sot, shërben si vendi ku është i vendosur reparti arkeologjik i Muzeut të Ulqinit. Gjatë sundimit të Venedikasve, në Kala më 1510 u ndërtua Kisha e Shën Mërisë, e cila pas rënies së Ulqinit nën Perandorinë Osmane u shëndrrua në Xhaminë e Sulltan Selimit II. Ishte ajo e ashtuquajtur Xhamia e Mbretit, sepse nuk kishte vakëf nga ku sigurohej ekzistenca e saj, por shërbyesit e saj paguheshin nga buxheti i perandorisë. Haxhi Halil Skura më 1693 ndërtoi minaren prej gurit të latuar, në pjesën e poshtme në një bazament katror, e që ngushtohet kah pjesa e sipërme. Funksionin e vet fetar kjo xhami e ndërpreu më 1878, gjegjësisht prej pushtimit të parë të Ulqinit nga Principata e Malit të Zi.