Portal:Ulqini/Artikulli i muajit
Kisha-Xhami e Ulqinit është ndërtesë e cila është ndërtuar si kishë dhe kthyer në xhami. Sot, shërben si vendi ku është i vendosur reparti arkeologjik i Muzeut të Ulqinit. Gjatë sundimit të Venedikasve, në Kala më 1510 u ndërtua Kisha e Shën Mërisë, e cila pas rënies së Ulqinit nën Perandorinë Osmane u shëndrrua në Xhaminë e Sulltan Selimit II. Ishte ajo e ashtuquajtur Xhamia e Mbretit, sepse nuk kishte vakëf nga ku sigurohej ekzistenca e saj, por shërbyesit e saj paguheshin nga buxheti i perandorisë. Haxhi Halil Skura më 1693 ndërtoi minaren prej gurit të latuar, në pjesën e poshtme në një bazament katror, e që ngushtohet kah pjesa e sipërme. Funksionin e vet fetar kjo xhami e ndërpreu më 1878, gjegjësisht prej pushtimit të parë të Ulqinit nga Principata e Malit të Zi.
Portal:Ulqini/Artikulli i muajit/02
Portal:Ulqini/Artikulli i muajit/03
Sahat Kulla e Ulqinit është ndërtuar më 1754 me paratë e mbledhura nga dhurimet e bëra nga qytetarët e Ulqinit. Detyra kryesora e kullës ishte që të "thërras" njerëzit në punë dhe të ja kujtoj kohën. Vendndodhja është zgjedhur me kujdes, sa që mund të shihet nga çdo pjesë e qytetit, por duke mos llogaritur pjesën më të rë të qytetit. Ka bazë drejtkëndëshi, dhe është i ndërtuar nag gurë me forma të çrregullta dhe lëmuara butë. Është pranë Xhamisë së Namazgjahut dhe Xhamisë së Kryepazarit. Sot, për fat të keq është jofunksionale.
Servantes dhe Dulçinea është shfaqje teatrale e performuar nga Trupa teatrale Ulqin në Amfiteatrin e Qendrës për Kulturë në Ulqin. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 16 maj 2014. Shfaqja është përgatitur nën regjinë e Munib Abazit dhe asistencën e Jenuz Abazit. Skenograf ishte Agron Ujkashi, kostumografe ishte Jetmira Hoxha, ndërsa muzika është përgatitur nga Ardian Hasanaga.Shfaqja ka të bëj me dashurinë e robit të burgosur të kusarëve ulqinak, më vonë shkrimtarit të njohur spanjoll Miguel de Servantes dhe ulqinakes së bukur, Dulçinea.
Portal:Ulqini/Artikulli i muajit/06
Portal:Ulqini/Artikulli i muajit/07
Portal:Ulqini/Artikulli i muajit/08
Portal:Ulqini/Artikulli i muajit/09
Portal:Ulqini/Artikulli i muajit/10
Portal:Ulqini/Artikulli i muajit/11
Portal:Ulqini/Artikulli i muajit/12