Pranvera Hyseni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pranvera Hyseni është një aktiviste kosovare, e cila ka themeluar dhe udhëheq organizatën e vetme astronomikeKosovë “Astronomy Outreach of Kosovo” (AOK).[1]

Pranvera Hyseni
U lind në(1995-04-25)25 prill 1995
KombësiaKosovare
TitulliUdhëheqëse e AOK

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aktualisht studion në Fakultetin e Shkencave Matematiko-natyrore në Universitetin e Prishtinës. Pranvera është lindur në Vushtrri dhe prej si fëmijë ajo mahnitej teksa shikonte qiellin gjatë natës. Hëna dhe yjet sa të bukura aq edhe misterioze përveç se e mrekullonin tej mase i nxisnin edhe një dëshirë të flaktë për të ditur më shumë rreth tyre. Të duash të mësosh më shumë rreth shkencës së astronomisë në një vend të vogël nuk është aspak e lehtë, problemi bazik është mungesa e literaturës. Kështu që me ndihmën e internetit, Pranvera mësoi gjuhën angleze. Ky qe edhe hapi i parë për atë që ta zgjerojë diapazonin e njohurive rreth astronomisë duke surfuar në ueb-faqe të ndryshme shkencore botërore.

Klubi AOK[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2011 Pranvera mori si dhuratë teleskopin e saj të parë. Ajo, përvojën e këndshme duke parë trupat qiellor përmes syrit të teleskopit e ndante edhe me miqtë e saj. Kështu në vitin 2015 ajo themeloi klubin astronomik “Astronomy Outreach of Kosovo”. Vetëm brenda dy vitesh klubi mblodhi më shumë se 100 anëtarë. Klubi me në krye Pranverën ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe seminare ndërkombëtare në mbarë globin.

Këtë vit klubi përfaqësoi Kosovën në Konferencën Ndërkombëtare të Diellit që u mbajt në Australi. Pranvera ka vizituar edhe departamentin e shkencave në CyrihZvicrës madje pa nga afër Shkëmbin Hënor të sjellë nga NASAMilanoItalisë, ku pati rastin të takojë dhe të bisedojë me shumë ekspertë të astronomisë.

Me ftesë të Robert Rives, Pranvera Hyseni, mbajti një fjalim para shumë astronautëve dhe shkencëtarëve të NASA-s në konventën shkencore Spacefest 2017 në Arizona.

Gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Pranvera realizoi një sërë vizitash në institucione kyçe shkencore astronomike.

Asteroidi Pranverahyseni 2000 EK140[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në fillim të nëntorit entuziazmi dhe puna e suksesshme e Pranverës u kurorëzua nga Minor Planet Centre duke emëruar një asteroid me emrin e 21 vjeçares. Ky asteroid është Asteroidi Pranverahyseni 2000 EK140 Ky vlerësim për Pranverën mbase është vetëm hapi i parë drejt rrugës së triumfeve të saj për vendin e saj dhe për gjithë shoqërinë shqiptare është një krenari e pa përshkrueshme që falë saj një trup qiellor me emër shqiptar të vërtitet në gjithësi.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2018. Marrë më 25 nëntor 2018.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)