Jump to content

Prezervativi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Grafik që tregon mënyrën e duhur të vendosjes së një prezervativi

Prezervativi është një këllëf plastik, i cili vendoset mbi penisin gjatë marrëdhënies seksuale për të zvogëluar gjasat e shtatzënisë dhe përhapjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, të tilla si HIV/AIDS.  Ajo mbështillet mbi një penis të ngritur para raportit seksual dhe bllokon që sperma e ejakuluar të hyjë në trupin e partnerit seksual. Prezervativët përdoruren edhe gjatë stimulimit oral (fellatio ose për mbledhjen e spermës për përdorim në trajtimin e infertilitetit. Në kohën moderne, prezervativët janë më shpesh të përbërë nga lateksi, por disa prej tyre prodhohen nga materiale të tjera të tilla si poliuretani ose polyisopreni.  Prezervativi femëror është gjithashtu në dispozicion, shpesh i përbërë nga nitrili.[1]

Si metodë e kontrollit të lindjeve të padëshiruara, prezervativët kanë avantazhet e të qenit të lirë, të lehtë për t'u përdorur, kanë shumë pakë efekte anësore, dhe ofrojnë mbrojtje kundër sëmundjeve të transmetueshme seksualisht. Me njohurinë e duhur dhe aplikimin e rregullt në çdo akt të marrëdhënies seksuale—shancet që femra të mbesë shtatëzënë nga partneri që ka përdorur prezervativ është 2% në rast të përdorimit perfekt dhe 18% në rast të përdorimit tipik.[2] Prezervativët janë përdorur për të paktën 400 vjet. Që në shekullin e 19-të, ata kanë qenë një nga metodat e kontracepsionit më popullore në botë.

Mënyra e duhur e përdorimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prezervativët zakonisht janë të paketuar brenda një mbajtëse prej alumini ose plastike, në formë të mbështjellë, dhe janë të dizejnuara për tu aplikuar në majën e penisit dhe pastaj të mbulojnë trupin e penisit të ngritur.

Është e rëndësishme që të lihet një hapësirë me ajër në majën e prezervativit në mënyrë që sperma të ketë një vend për tu mbledhur; përndryshe nga presioni sperma mund të çajë prezervativin. Pas përdorimit, është e rekomanduar që prezervativi të mbështillet në kartopecetë ose të lidhet në një nyje, pastaj të hidhet në koshin e plehrave.[3] 

Është forcërisht e këshilluar që prezervativi të mos hidhet në banjo, sepse mund të bllokojë tubat e shkarkimit.

  1. ^ http://www.merriam-webster.com/dictionary/condom
  2. ^ Trussell, J (2007). "Contraceptive efficacy" (PDF). Ardent Media. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 shkurt 2017. Marrë më 2011-03-13. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Environmentally-friendly condom disposal". Go Ask Alice!. 20 dhjetor 2002. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2007. Marrë më 2007-10-28. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]