Problemet mjedisore në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shqipëria ka një sërë problemesh mjedisore të trashëguara që nga periudha komuniste, dhe të krijuara edhe më shumë gjatë 30 viteve të fundit.

Problemet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndotja e ajrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndotja e ajrit në Tiranë

Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore mjedisore në qytetet e mëdha shqiptare, sidomos në Tiranë. Ndotja ka ardhur per pasojë e shtimit të makinave, pakësimit të gjelbërimit urban, djegia e plehrave, aktiviteteve ekonomike të ndërmarrjeve,përdorimi i karburanteve jo cilësore, etj. Përqendrimi i grimcave PM10 dhe NO2 në Tiranë, kalon standardet kombëtare dhe ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.[1][2]

Ndotja e ujit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndotja e ujërave në Shqipëri vjen si pasojë e hedhjeve të mbeturinave në lumenj e liqene, si dhe derdhjes së ujerave të zeza të papërpunuara.[3] Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e njeriut dhe lë pasoja për kohë të gjatë. Sot në botë njihen më se dyqind sëmundje që paraqiten si pasojë e përdorimit të ujit të ndotur. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga uji i ndotur, sot në botë sëmuren mbi pesëqind milion njerëz. Nga uji i papastër pasojnë një sërë sëmundjesh, ku, ndër më të rëndësishmet janë kolera, tifoja e zorrëve, hepatiti, tularemia etj. Këto sëmundje shpesh kanë marrë viktima njerëzore. Ne ditët e sotme me zhvillimet e avancuara që po ecën bota, është vështirë të mendohet për një jetë në Tokë me ujë të pastër.Krahas kësaj, mbrojtja e ujit nga ndotja mund të bëhet edhe duke ndaluar hedhjen e ndotësve në ujë, pastaj me mënjanimin ose zvogëlimin e ndotësve në ujë, duke qarkulluar uji i ndotur nëpër sisteme të mbyllura, etj. Zvogëlimi i sasisë së lirimit të materieve ndotëse në ujë është formë e rëndësishme e luftës kundër ndotjes. Kjo nënkupton vendosjen e filtrave përkatës dhe e sistemeve për fundërrim në vendet ku lirohen ujërat e ndotura. Një formë e mbrojtjes së ujërave rrjedhës nga ndotja është edhe mbrojtja speciale e burimeve, planifikimi i lokacionit të deponive për hedhurina, që ato të ndërtohen sa më larg ujërave rrjedhëse, zvogëlimi i përdorimit të pesticideve dhe plehrave kimike në bujqësi si dhe pyllëzimi dhe ruajtja e tokës nga erozioni. Me konventa ndërkombëtare ndotja e ujërave është e sanksionuar, por, vështirë është të binden njerëzit që të mos e ndotin atë. Prandaj, është me rëndësi vetëdijesimi dhe edukimi i popullatës për shfrytëzim racional të resurseve ujore.

Mbeturinat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndarja e mbeturinave që në burim mbetet problematike, me raste të veçanta të cilat kanë dështuar në Lezhë, Tiranë apo qytete të tjera, si pasojë e mosinformimit të banorëve, mospasjes së ndëshkimeve nëse banorët nuk i ndajnë mbeturinat, si dhe përzierje e mbeturinave pasi merren nga kazanët. Aktualisht, Republika e Shqipërisë ka një pjesën të madhe të trupave ujorë të ndotur tej mase nga mbeturina kryesisht plastike, por edhe nga ato të rrezikshme si mbetje spitalore e helme nga barna të skaduara. Nuk ka asnjë mekanizëm ndëshkimi për banorë të Republikës, të cilët hedhin mbetje në çfarëdo mjedisi që duan.

Shpyllëzimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prerjet e pyjeve dhe zjarret janë shkaqet kryesore për shpyllëzimin dhe zhdukjen e pyjeve në Shqipëri. Shfarosja e shkretimi i pyjeve vazhdon i pandërprerë, i nxitur nga korrupsioni e me pjesëmarrjen e policisë, prokurorisë e gjyqësorit.[4] Djegia e pyjeve në male vazhdon pandërprerje si pasojë e kërkesës së madhe për mish, duke i shtyrë barinjtë që të djegin vazhdimisht pyjet. Barinjtë shqiptarë kanë shpikur metoda të reja për djegien e plotë të pyjeve për kullota. Hipin në majë të malit, marrin goma me vete, mbushin gomat dhe lecka dhe i lyejnë me benzinë, i venë flakën.Më pas i rrokullisin nga maja e maleve për të djegur pyllin në mënyrë sa më të plotë. E gjithë kjo bëhet nën indiferencën e shpesh bashkëpunimin e organeve shtetërore dhe politikanët shqiptarë.

Ndryshimet klimatike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndryshimet klimatike kanë prekur në mënyrë të konsiderueshme Shqipërinë. Rritja e nivelit të detit ka çuar në zhdukjen e disa metrave tokë në bregdet në vit.[5] Gjithashtu, zjarret janë bërë më të shumta në numër për shkak të temperaturave të larta në verë.[6] Sasia mesatare e reshjeve ka ardhur duke u ulur, por është pasuar me një shtim të përmbytjeve, rënieve të reshjeve në një kohë të shkurtër e në sasi të mëdha. Bujqësia pritet të preket në mënyrë katastrofike si pasojë e thatësirave disa mujore që do të prekin Shqipërinë në vitet në vazhdim.

Shkelja e ligjit për parqet kombëtarë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

7 vitet e fundit, parqet kombëtarë në të gjithë Republikën e Shqipërisë janë gjendur nën presionin e rrezikun e bizneseve që i shikojnë parqet si burimet e fundit për t'i shfrytëzuar. Shumë parqe janë ndeshur me shkeljen e ligjit për zonat e mbrojtura, ku janë dhënë leje për HEC-e e ndërtime të tjera brenda parqeve kombëtare, si brenda Parkut Kombëtar Lugina e Valbonës, Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë, dhe aktualisht gjendet nën rrezik dhe Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta ku parashikohet të ndërtohet një qytet për 25 mijë banorë, i cili do të shkatërrojë tërësisht funksionin e parkut si një ekosistem unik në botë.

Lëvizja mjedisore në Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në Shqipëri gjenden rreth 100 organizata mjedisore, nga të cilat 20 janë më aktive. Shumica e OJF-ve mjedisore janë të përqendruara në Tiranë, por ka dhe shumë OJF mjedisore që ndodhen në rrethe, megjithëse veprimtaria e tyre është më e vogël. Lëvizja mjedisore në Shqipëri vuan nga interesi i pakët i shoqërisë shqiptare për çështjet e problemet mjedisore dhe mungesa e mundësive financiare në një klimë aspak dashamirëse për OJF-të. OJF-të kryesore mjedisore në Shqipëri janë Ekolëvizja, Instituti i Politikave Mjedisore, Qendra EDEN, Millieukontakt, etj.

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Problemet mjedisore në Shqipëri.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Tirana Air Quality Report" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 mars 2012. Marrë më 24 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "MAPPING AIR POLLUTION IN URBAN TIRANA AREA USING GIS" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 janar 2011. Marrë më 24 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "S E C O N D E N V I R O N M E N T A L P R O G R E S S R E P O R T R E L A T E D W I T H T H E N E W C O N S T R U C T E D W E T L A N D I N T H E P L A C E B R E G U L U M I T ( T I R A N A R I V E R )" (PDF). Institute for Environmental Policy-Albania. Marrë më 24 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Bandat e druvarëve: Plaçkitja e pyjeve të lashta të Shqipërisë". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Global warming". Institute for Environmental Policy-Albania. Marrë më 24 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Pacara, Edvin. "Climate change effects in Albania". Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2011. Marrë më 24 janar 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)