Jump to content

Profesor i asociuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Profesor i Asociuar)

Profesor i asociuar (e shkruar shpesh edhe me shkronjë të madhe Profesor i Asociuar) është një gradë akademike e nivelit të dytë pasuniversitar.

Titulli “Profesor i Asociuar” (Prof.Asoc.) u jepet anëtarëve të personelit akademik, të cilët kanë fituar gradën shkencore “Doktor” dhe përmbushin kriteret e mëposhtme[1]:

a) Kanë, së paku, tre vjet përvojë në mësimdhënie (së paku, pesë vjet për lektorët e ftuar) dhe gëzojnë aftësi të mirë mësimdhënëse. Titulli Docent nuk është parakusht për kërkimin e titullit “Prof.Asoc.”;

b) Kanë realizuar, pas doktoratës, së paku, 8 referime të shkurtra ose paraqitje (postera) në konferenca dhe kongrese shkencore, nga të cilat, së paku, pesë duhet të jenë mbajtur në veprimtari shkencore ndërkombëtare (simpozium, konferencë, kongres), ku punimet janë pranuar në bazë të një vlerësimi paraprak shkencor dhe janë botuar në “Proceedings”;

c) Kanë botuar, pas doktoratës, së paku, 5 artikuj shkencorë origjinalë ose review (analiza shkencore) në revista shkencore, nga të cilat, së paku, në 2 prej tyre si autor i parë, si dhe, së paku, 2 prej tyre të jenë botuar ose pranuar për botim në një revistë shkencore të huaj, të njohur, me bord editorial. Së paku, një artikull, duhet të jetë botuar në një revistë shkencore të huaj, me faktor impakti; Një monografi shkencore, e botuar si autor i parë, në gjuhë të huaj, që mban numër ISBN je, vlerësohet e barabartë me deri 6 artikuj shkencorë. Një monografi shkencore, e botuar si autor i parë, në gjuhën shqipe që mban numër ISBN je, vlerësohet e barabartë me deri 4 artikuj shkencorë, të botuar brenda vendit.

d) Kanë qenë titullarë, së paku, të një lënde a moduli për më shumë se dy vite akademike dhe kanë përgatitur materiale mësimore, në formë skriptesh, cikël leksionesh, udhëzues praktikash ose ushtrimesh.

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Proçedura dhe kriteret për titujt shkencorë" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 maj 2015. Marrë më 27 mars 2016.