Jump to content

Docenti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Docent)

Docent është një titull në disa universitete të Evropës me të cilin përcaktohet një pozitë e veçantë akademike në kuadër të personelit akademik dhe renditet më poshtë se profesori dhe më lart se asistenti.

Në literaturën tone profesionale, si p.sh. në "Fjalorin e Pedagogjisë" botuar në Tiranë në vitin 1983 termi Docent përkufizohet si "titull shkencor që i jepet punonjësit të institucioneve të larta arsimore shkencore, ose të prodhimit, që ka fituar më parë gradën shkencore "Kandidat i Shkencave", që ka zhvilluar veprimtari të gjërë mësimore shkencore, ka aftësi për të udhëhequr kualifikimin e specializantëve të rinjë si dhe që ka botuar tekste, monografi, artikuj ose punime të tjera shkencore."[1] Titulli "docent" është përdorur në disa universitete për përcaktimin e një personi që ka të drejtën për mësimdhënie. Termi rrjedh nga fjala e gjuhës latine docēns, docēre (mësim, ligjëratë). Duke u bërë docent vërtetohej se një person i caktuar ka një dëshmi akademike që vërteton se mbajtësi është i aftë për mësimdhënie në nivel të profesorit të asociuar ose profesorit ordinar. Docenti në disa vende është titulli më i lartë akademik e ku kriteret kualifikuese janë ato të cilat lidhen me punën kërkimore-shkencore e cila i përgjigjet 3-5 disertacioneve të doktoraturës; mbikëqyrjen e studentëve të studimeve të Doktoratës (Ph.D.); dhe prova konkrete të mësimdhënies në nivelin universitar dhe pasuniversitar.

Përkufizime sipas vendeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në universitetet flamane të Belgjikës docent është i pari nga katër gradat e mësimdhënies auniversitare, tri të tjerat janë hoofddocent (krye docent), hoogleraar (profesor) dhe gewoon hoogleraar. Për të fituar titullin docent në pjesën flamane të universiteteve, një kandidat duhet të ketë një Doktoraturë. Në universitetet e rajoneve frëngjisht-folëse, fjala dhe titulli docent nuk është përdorur fare.

Gjermani, Austri dhe Zvicër

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjermani, Austri dhe në pjesën gjermanisht-folëse të Zvicrës, Dozent ose Hochschuldozent tregon një titull akademik në universitete ose institucione të tjera të arsimit të lartë.

Evropa Qendrore dhe Lindore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në shumë vende, me traditë akademike nga vendet gjermanofolëse, "docent" është një titull akademik më i ulët se një profesor ordiner. Kjo është gjendja në Republikën çeke, Hungari, Poloni, Sllovaki dhe Slloveni. Titullin Docent është e barabartë ose edhe më i lartë se sa titulli "profesor i asociuar" ashtu siç është përdorur në vendet e Evropës Perëndimore. Në Republikën çeke, një "docent" konsiderohet të jetë i aftë për të kryer kërkime në mënyrë të pavarur, si dhe për të dhënë leksione.

Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi "docent" është një titull akademik (shkencore) më i lartë se asistenti (senior pedagog) dhe më poshtë se profesori.

Poloni, titulli docent konsiderohet si i detyrueshëm për marrjen e titullit profesor (dmth. profesor ordinar). Kjo tani më nuk është më një kërkesë, dhe ky titull pothuajse u zhduk në 20 vitet e fundit. Aktualisht ky titull mund t'i jepet një punonjësi joshkencor (mësuesi/instruktori). Vetëm një person me detyrë shkencore mund të aplikojë për titullin e profesorit, prandaj docent është titulli më i lartë për mësuesit dhe instruktorët.

Në vende të tilla si Lituania, Bullgaria,[2] "docent" është përdorur si një titull akademik ekuivalent për profesorin e asociuar në rajonet gjermanisht-folëse.

Në shumicën e vendeve ishjugosllave, duke përfshirë Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, sistemi akademik konsiderohet i ngjashëm me atë të Amerikës së Veriut. Grdada akademike docent i korrespondon asistent profesorit.

Armeni, titulli Docent është ekuivalent me titullin "profesor i asociuar" i cili i jepet një Kandidati të Shkencave ose Doktorit të Shkencave para se të bëhet Profesor ordinar .

Danimarkë dhe Norvegji, docent është tradicionalisht një titull në mes të profesorit inordinar dhe profesorit, i ngjashëm me titullin "readership" në Britani të Madhe, edhe pse sot, ky titull përdoret më ndryshe.

Finlandë, Suedi, Estoni dhe Letoni, docent (finlandeze dosentti, suedeze docent, estonine dotsent, letonisht docents) është një titull akademik i ngjashëm titullin gjerman "Privatdozent." Shumica e docentëve janë të punësuar në universitetin ku ata janë docent, por zakonisht në një pozitë tjetër (zakonisht me titullin e Ligjërues i Vjetër ose Ligjërues i Lartë; universitetslektor). Titulli docent në vendet skandinave si p.sh. në Suedi shpesh është përkthyer në anglisht si "Reader" (Lexues) për të shmangur konfuzionin me termin  e huaj docent. Në Finlandë, "Unionit i Docentëve të Finlandës dhe Ministria e Arsimit e Findlandës rekomandojmë termin zëvendësues profesor në anglisht,[3][4] ndërsa termi i përdorur nga Universiteti i Helsinkit është Titulli i Docentit.[5]

Suedi, përdoren dy terme: docentstipendiat dhe oavlönad docent. Një docentstipendiat e mban titullin për tërë jetën, dhe përfiton një bursë që i paguhet atij deri në gjashtë vjet. Oavlönad docent është vetëm një titull akademik gjithashtu për gjithë jetën. Sot, shumica e universiteteve japin vetëm titullin "oavlönad docent". Ky titull në të shumtën e rasteve u jepet njerëzve të punësuar si profesor i asociuar (universitetslektor) me një reputacion ndërkombëtar pas një shqyrtimi rigoroz të hulumtimeve të tyre.

Finlandë, Docent është vetëm një titull akademik (Gjuha finlandeze: dosentti , suedisht: docent) të dhënë nga një universitet dhe nuk përfshin punësimin. Ai mund të jepet për tërë jetën apo për një periudhë të caktuar kohore. Për të fituar titullin docent, një kandidat duhet të ketë një diplomë doktorature, ose të ketë kompetencë përkatëse shkencore dhe, përveç kësaj, të ketë aftësi të avancuara shkencore dhe arsimore.[6] 

Përdorimi tradicional në universitete deri në vitin 1985

Në Norvegji, titulli docent (norvegjeze: dosent ) është një titull i cili është përdorur tradicionalisht për pozitat më poshtë se pozita e profesorëve inordinar dhe më lart se sa ata që e mbanin titullin førsteamanuensis (që i korrespondon "profesor i asociuar" në SHBA dhe senior pedagog në Commonwealth), deri në vitin 1985. Prandaj, me fjalë të tjera "docenti" mund të shihet si profesor pa karrige (profesor extraordinarius). Titulli ishte i krahasueshëm me "Readerin" (lexuesin) ose "profesor i asociuar" në shumë nga vendet e Commonwealth dhe profesor extraordinarius në Evropën kontinentale. Me ligjet e vitit 1985, të gjith docentët u ngritën në gradën e profesorit dhe ky titull ishte shfuqizuar në universitete.[7]

Docent Kolegji dhe Docent Mësimor

Titulli docent mbeti në përdorim në kolegjet rurale (norvegjeze: distriktshøgskoler

), në formën e College Docent (norvegjeze: høgskoledosent

), që është një pozicion i përqendruar në mësim, dhe renditet më poshtë se profesorët. Të dy titujt: Docent Kolegji dhe Docent Mësimi janë pothuajse ekskluzivisht në përdorim vetëm në shkollat e mesme, dhe zakonisht nuk përdoren në universitete.[8][9]

Portugalia dhe Holanda

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Portugali dhe Holandë, docente (portugalisht) dhe docent (holandisht) janë një sinonim për "mësues", dhe "profesor", dhe janë përdorur gjerësisht në të gjitha gradat dhe rangjet akademik (dmth. shkollës së lartë, universitare, etj...)

Afrikën e Jugut, në Afrikanisht fjala dosent i referohet ligjëruesit ose lektorit universitar, i pavarur nga sistemi i rangimit.

Turqi, doçent është një titull akademik ekuivalent me një profesor inordinar, dhe renditet në mes asistent profesorit dhe profesorit.[10] 

  1. ^ Shefik Osmani: Fjalor i pedagogjisë. 8 nëntori, Tiranë, 1983, fq. 152.
  2. ^ http://www.lex.bg/bg/laws/ldoc/2135680028 ЗАКОН ЗА РАЗВИТИЕТО НА АКАДЕМИЧНИЯ СЪСТАВ В РЕПУБЛИКА БЪЛГАРИЯ (чл. 2, ал. 3)
  3. ^ http://www.helsinki.fi/jarj/suomendosenttiliitto/nimike.pdf
  4. ^ "http://mot.kielikone.fi/mot/valter/netmot.exe?". Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2017. Marrë më 15 nëntor 2016. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ http://www.helsinki.fi/recruitment/title_of_docent.html
  6. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2012. Marrë më 15 nëntor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. ^ Dosent, in Store Norske Leksikon, Vol. 4, 2005
  8. ^ Forskrift om ansettelse og opprykk i undervisnings- og forskerstillinger (Regulations concerning appointment and promotion to teaching and research posts, Ministry of Education and Research 9 February 2006), accessed March 14, 2014.
  9. ^ Forskrift om ansettelse og opprykk i undervisnings- og forskerstillinger, Regjeringen.no, February 20, 2006 (accessed August 26, 2014).
  10. ^ Büyük Larousse Sözlük ve Ansiklopedisi 1986 "Doçent: Üniversite öğretim üyeliğinde yardımcı doçent ile profesör arasında yer alan akademik unvan."