Jump to content

Programi i Xhemijetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Trendët e zhvillimit të organizatës politike Xhemijeti,qëndrimet programore,sukseset e arritura në zgjedhjet parlamentare të vitit 1920 dhe 1923,strukturimi i anëtarësisë dhe nashkëpunimi me partitë e tjera politike,janë karakteristikat themelore të kësaj organizate gjatë periudhës së funksionimit të saj në kuadër të Mbretërisë SKS. Përkrahja dhe qëndrimi i Xhemijetit ndaj partive qeveritare,ishte precizuar me Programin e saj,nga i cili nuk kishte largim.Këto përpjekje dilnin nga vendimet e sjella në kongreset dhe konferencat e Xhemijetit,por ishin edhe kusht për bashkëpunim me Partinë Radikale,që të paraqitet para elektoratit mysliman nga trevat lindore.

Kuvendin themelues u aprovua programi i punës, i cili kryesisht koncentrohej në pikat të ciat ishin në kundërshtim me me përpjekjet e politikave partiake qeveritare (Partisë Radikale dhe Partisë Demokratike) për kolonizimin dhe reformën agrare,dhe me pikat të cilat ishin të lidhura me çështjet e arsimit. Programi politik i Xhemijetit ishte i përbërë nga gjithsej 10 pika :

  • Autonomi arsimore-fetare. Bashkimi i Drejtorisë Fetare në të gjithë vendin,dhe me ligj të sigurohej lidhja me Halifatin
  • Gjyqe të Sheriatit për kurorëzimet,familjen dhe çështje të tjera materiale;
  • Ruajtja e vakëfit dhe të mirave të tjera materiale
  • Gjuhë amtare për popullatën josllave,përkatësisht myslimane në arsimin fillor,dhe autonomi për funksionimin e shkollave;
  • Largimi nga shkollat shtetërore i leximit të lutjeve sipas ritualeve krishtere,shqyrtimi i librave shkollore,nga tëcilat duhen të largohen njësitë arsimore me karakter fetar;
  • Përcaktimi i deputetëve myslimanë në Kuvendin popullor,në proporcion me numrin e përgjithshëm të popullatës myslimane,dhe themelimii i një organizate të veçantë të myslimanëve;
  • Përjashtimi i vakëfit nga sekuestrimi ose kompensimi me marrjen e të mirave materiale
  • Përjashtimi i pronave të bejlerëve nga reforma agrare,me përkushtim në përcaktimin e rregullimit të çështjes së reformës agrare.
  • Pagesa joplotësuese e bejlerëve për të hyrat e çifligarëve;
  • Nga viti 1912,pa pëlqimin e pronarëve,ishin marrë pronat e bejlerëve,dhe ishin vënë nën pushtetin serb dhe nën administrimin e dhunshëm të armiqëve.Organizata angazhohet për kthimin e pronave në gjendjen e para vitit 1912. [1]

[[Kategoria:Organe shtetërore në Kosovë]

  1. ^ Asani, Skender (2017). Xhemijeti Veprimtaria e organizatës politike Xhemijeti në Trevat Lindore (1919-1925). Logosa. fq. 51–54. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)