Jump to content

Provincat e Irlandës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Irlanda numëron gjithsej katër provinca apo krahina. Këtu bëjnë pjesë Leinsteri, Ulsteri, Munsteri dhe Konakti. Në gjuhën Irlandeze fjala provincë apo ndarje e territorit është "cúige" e cila në gjuhën Shqipe përkthehet si "Pjesa e pestë", që tregon se Irlanda ka pasur 5 krahina. Krahina e pestë e Irlandës "ka qenë" Meath-i, ku para shumë viteve është bërë pjesë e Liensterit, por duke lënë gjurmë edhe në Ulster. Para se këto provinca ta mirrnin këtë emër, apo ti bashkoheshin ishullit Irlandez si shtet i vetëm, ishin të gjitha "Mbretëri". Irlanda si ishull numëron 4 provinca, ndërsa Republika e Irlandës numëron vetëm 3, meqë pjesa veriore e këtij ishulli apo provinca Ulster, tani më i takon Mbretërive të Bashkuara. Gjithsesi Irlanda si ishull ka gjithsej 84,421 km² dhe 6.2 milion banorë. Provinca më e madhe me sipërfaqje është Ulsteri, me 19,800 km², ndërsa ishulli më i populluar është Leinsteri, i cili sipas vitit 2011 numëron 2.5 milion banorë, 600 mijë më shumë se Ulsteri në veri.

1.  Leinsteri
2.  Munsteri
3.  Konakti
4.  Ulsteri