Purgatori (Komedia Hyjnore)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Plani i Malit Purgatori siq përshkruhet nga Dante Aligieri

Purgatori (Italisht: Purgatorio) është pjesa e dytë e Komedisë HyjnoreDantes, duke ndjekur Ferri, dhe duke i paraprirë Parajsa. Poema është shkruar në fillim të shekullit 14. Është një tregim alegori për ngjitjen e Dantes lart në malin e Purgatorit, i udhëhequr nga poeti romak Virgjili, përveç katër kantove të fundit në të cilat Beatrice merr përsipër si udhërrëfyesin e Dantes.

Purgatori në poezi përshkruhet si një mal në Hemisferën jugore, i përbërë nga një pjesë e poshtme (Ante-Purgatori), shtatë nivele vuajtjesh dhe rritjeje shpirtërore (të shoqëruara me shtatë mëkatet vdekjeprurëse), dhe më në fund Parajsën Tokësore në krye. Në mënyrë alegorike, Purgatori paraqet jetën e penduar të krishterë. Në përshkrimin e ngjitjes Dante diskuton natyrën e mëkatit, shembuj të vesit dhe virtytit, si dhe çështje morale në politikë dhe në kishë. Poema përshkruan një teori që të gjitha mëkatet lindin nga dashuria - ose dashuri e çoroditur drejtuar dëmit të të tjerëve, ose dashurisë së mangët, ose dashurisë së çrregulluar ose të tepruar për gjërat e mira.