Pyjet e Kosovës

Pyjet e Kosovës përbëjnë rreth 41%[1] të të gjithë territorit të Kosovës. Pjesa më e madhe e pyjeve gjenden në juglindje dhe në jugperëndim të Kosovës, si në rrethinat e Prizrenit, Pejës, Deçanit, Burimit, Junikut, Gjakovës dhe janë të mbrojtura nga Kushtetuta e Kosovës. Në Kosovë gjenden disa lloj pyjesh, por që kryesisht përfaqësohen nga halorët.[2]
Pyjet në Kosovë kanë një faunë e florë të gjerë që ka rëndësi për të gjithë rajonin e Ballkanit. Flora e Kosovës përfaqëson rreth 25% të florës së Ballkanit dhe asaj të Evropës. Rajoni me shumëllojshmërinë më të lartë është rajoni i Maleve të Sharrit Masivi i Sharrit shtrihet përafërsisht në mbi 1600 km katror, mes Kosovës në luginën e Veriut (43 % nga sipërfaqja e tij) dhe Maqedonisë në Jug (57 %). Gjeografikisht, ai është i ndarë nga lugina e Pollogut në Veri, nga fusha e Prizrenit në Jug dhe nga lumi Radika në Veri-Perëndim dhe Alpet Shqiptare. Por, pyjet e Kosovës janë pre e dëmtimeve nga zjarret dhe prerjet e paligjshme.