Qamil Buxheli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Qamil Buxheli (lindur më 8 shkurt 1925), është shkrimtar shqiptar. Buxheli lindi në Pandalejmon të rrethit të Sarandës. Ai e kreu shkollën fillore në "Kovikti Çamëria" në Sarandë, ndërsa shkollën e mesme në gjimnazin e Gjirokastrës. Studimet e larta i përfundoi në Institutin e Lartë Letrar "Maksim Gorki" në Moskë në vitet 1955-1960. I angazhuar paralelisht edhe në jetën politike të kohës gjatë shkurtit 1942-prill 1943 ishte pjesë e rinisë komuniste. Më 16 pril1 1943 doli partizan dhe në korrik 1944 ishte komisar politik i Çetës së Rinisë, prefektura Gjirokastër. Sekretar organizativ i Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste Gjirokastër 1944-'45, anëtar e sekretar i Komitetit Qendror të RK-së, etj. Krijimtaria e tij letrare fillon me "Kënga e Asim Zenelit" (korrik 1943) dhe më tej me "Kënga e Ali Demit" (1944). Redaktor i "Zërit të Popullit", kryeredaktor i "Zërit të Rinisë", kryeredaktor i revistës "Ylli", kontributi i tij në publicistikë është i madh. Është dekoruar me një sërë çmimesh e medaljesh, si: Medalje e Kujtimit, Medalje e Çlirimit, Urdhri "Naim Frashëri", "Çmim Republike për satirë e humor", "Mjeshtër i madh i punës", Urdhra Pune Klasi i Parë, Çmime të para në konkurse letrare, etj.

Literature[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]