Jump to content

Qazim Arifi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qazim Halil Arifi lindi në Përmet, Shqipëri, më 10 dhjetor 1942. Shkollën fillore e ka kryer në Tiranë, dhe më pas, gjatë viteve 1955-1960 ai ka ndjekur studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja” në degën e skulpturës, nën drejtimin e pedagoges Kristina Koljaka. Prej vitit 1960 – 1965, Qazimi ka kryer studimet në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e skulpturës, nën drejtimin e profesor Shaban Haderit. Pas përfundimit të Institutit të Lartë të Arteve, ai ka marrë pjesë në disa ekspozita kombëtare, por në periudhën 1970-1990 për arsye të detyrave të tjera që iu caktuan, u shkëput nga aktivitetet artistike. Pas viteve 1991 dhe në vazhdim, ai i është përkushtuar skulpturës.

Momentalisht autori jeton në Tiranë (Shqipëri) dhe në Chicago (Illinois).