Jump to content

Çeliku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Qeliku)
Çeliku

Çeliku lidhje metalike e hekurit me karbonin e metale te tjera si nikel dhe kromi, perdoret per prodhimin e eneve te kuzhines, skeletit te bicikletave, disqeve te tyre etj., sepse eshte i forte dhe nuk ndryshket. Çeliku është një lidhje e hekurit me karbonin, ku përqindja e karbonit ështe në kufijtë 0.2 deri në 2.1%. Përveç karbonit çeliku mund të ketë në përbërje edhe elementë të tjerë lidhës si mangan, krom, vanadium, volfram etj. Në varësi të përqindjes së karbonit dhe elementëve të tjerë, ndryshojnë edhe vetitë e çelikut si fortësia, plasticiteti, përpunueshmëria mekanike etj. Me rritjen e përqindjes së karbonit rritet fortësia çelikut por ulet plasticiteti i tij, pra bëhet më i thyeshëm.

Çeliku është një nga materialet më të përdorshëm në botë. Ai përdoret në ndërtim, në prodhimin e makinerive, të automobilave, pajisjeve dhe veglave të ndryshme. Çeliku është material i cili është çdoherë modern dhe aktual, material i të sotmes dhe të ardhmes. Ai është material me mundësi të pakufizuara. Është i shkëlqyeshëm për objekte reprezentative dhe industriale, ngase me procese të vogla zotërohen me distanca të mëdha, përkatësisht ngarkesa të mëdha. Ai është i material i përshtatshëm dhe me përpunimin e tij industrial mundësohet montim i konstruksioneve të çelikut në periudhë të shkurtë kohore. Në të njëjtën kohë, çeliku është material i ekologjisë sepse mund të riciklohet pafundësisht, pa u humbur ndonjë nga kualitetet e tij. Sot, në vendet e zhvilluara industriale, çeliku paraqet material ndërtimor pa të cilin nuk mund të mendohet ndërtimi i asnjë objekti të njohur. Aplikimi i çelikut në konstruksionet e ndërtimtarisë, nga aspekti i inxhinierisë- konstruksionit, ka arsyetim të plotësishëm.

Bazat e konstruksioneve të çelikut dalin prej vetive të çelikut si material ndërtimor. Çeliku paraqet material homogjen me strukturë homogjene dhe veti të njëjta mekanike në të gjitha drejtimet. Çeliku është material i qëndrueshëm që duron deformime elastike dhe plastike.

Jo rezistenca ndaj korrozionit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Korrozioni mund të definohet si asgjësim i metalit gjatë reaksionit kimik ose elektrokimik me mjedisin e tij. Ekzistojnë çeliqe që janë legura me elemente të caktuara, si: kromi, nikeli dhe të tillët nuk ndryshken. Në varshmëri nga shkalla e korrozionit rrjedh domosdoshmëria e mbrojtjes së konstruksioneve të çelikut, në punëtori, para montimit, pas montimit dhe gjatë eksploatimit të tij. Mbrojtja nga korrozioni mund të bëhet me lyerjen natyrore me vernik mbrojtës. Verenikët mund të jenë metalik dhe jometalik. Më së shumti zbatohen verenikët metalik edhe atë, miniumi dhe cinkoliti. Pastrimi i konstruksionit kryhet në disa makina: - me rërë; - pastrimi me dorë, me furçe çeliku; - pastrimi me fl akërim. Rërësimi bëhet në fabrikën ku prodhohet çeliku. Qëndron në pastrimin e sipër faqës së çelikut me reaktiv abraziv me presion të lartë. Abrazivi përbëhet prej kokërave të çelikut me diametër prej 0,5 deri me 1,2 mm ose me rërë kuarci në presion prej 6 deri më 8 bar. Pastrimi me furçe çeliku bëhet me dorë dhe zbatohet për sipërfaqe të vogël që janë të dëmtuara prej korrozionit. Pastrimi me fl akërim bëhet me nxehje deri më 150o C, kurse zbatohet për sipërfaqe më të vogël. Pas pastrimit të konstruksionit bëhet lyerja me lyerjen themelore (minizirimi). Pas kryerjes së minizirimit dhe terjes mirë të miniumit vihet ngjyra mbrojtëse në një ose dy shtresa (lyerja mbrojtëse). Mbrojtja e konstruksioneve të çelikut bëhet edhe me zinkim. Zinkimi zbatohet për mbrojtje nga korrozioni te shtyllat e largpërçuesve, antenave dhe konstruksioneve montuese.

Jo rezistues ndaj temperaturave të larta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veti negative e çelikut është se moduli zvogëlohet gjatë temperaturave të larta. Mbrojtja e konstruksioneve të çelikut nga zjarri bëhet në disa mënyra:

  • mveshja me beton;
  • me materiale termoizoluese;
  • lesh mineral (tervol);
  • perde prej çeliku të kromuar, që është rezistent ndaj temperaturave të larta.

Vetitë më të rëndësishme të çeliqeve janë:

  • kufiri i tërheqjes;
  • fortësia e këputjes;
  • rezistenca gjatë ndërprerjes;
  • kontrakcioni;
  • qëndrueshmëria;
  • ngurtësia.

Punuar nga Aldo Xhelili