Jump to content

Qemajl Ahmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

I lindur më 27 shkurt 1959 në fshatin Përlepnicë, Gjilan. Inxhinier i diplomuar i elektroteknikës. Jeton në Prishtinë, është i martuar, ka dy fëmijë (dy djem).

Fillor : Gjatë viteve shkollore 1966/67 - 1973/74 në shkollën fillore “Skënderbeu“ në vendlindje.

I mesëm : Gjimnazin në drejtimin natyroro-shkencorë gjatë viteve shkollore 1974/75 – 1977/78 në gjimnazin “Zenel Hajdini“ në Gjilan.

Superior : Fakultetin Elektroteknik, degën e Elektronikës gjatë shkollore 1978/79 – 1982/83 në Fakultetin Teknik në Prishtinë.

  • Profesor i lëndëve elektroteknike - në shkollën e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli“ (atëherë “Milladin Popoviq“) në Prishtinë prej 02.11.1983 deri më 31.08.1992
  • Zëvendësdrejtor në shkollën e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli” në Prishtinë prej 21 shkurt 1992 deri më 31 gusht 1997
  • Profesor i lëndës “Programimi”- në shkollën e mesme elektroteknike “Gjin Gazulli“ në Prishtinë prej 01.09.1997 deri më 31.08.2000
  • Përgjegjës për Telekomunikacion - në Departamentin e Postës dhe Telekomunikacionit prej 01.06.2000 deri më 31.01.2002
  • Drejtor i seksionit teknik dhe konkurrimit të rrjetave - në Drejtoratin për infrastrukturë telekomunikuese prej 01.02.2002 deri më 30.04.2002
  • Anëtar i Komitetitit për Arsim e Shkencë i Kuvendit Komunal të Prishtinës prej 01.02.2002 deri më 01.07.2003
  • Anëtar i Komitetit për Politikë e Financa i Kuvendit Komunal të Prishtinës prej 01.07.2003 deri më 18.10.2007
  • Këshilltar politik për telekomunikacion i ministrit në MTPT - prej 01.05.2002 deri më 04.12.2004
  • Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës - prej 04.12.2004 deri më 10.01.2008, i nominuar drejtëpërdrejt nga Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova
  • Profesor i lëndës “Infrastruktura e komunikacionit Postar dhe i Telekomunikacionit” në Kolegjin Universitar “Tempulli” nga marsi 2008 deri në shtator 2008.
  • Këshilltar i lartë politik i Ministres Kelmendi në Ministrinë e Drejtësisë prej 06.10.2008 deri më 18.10.2010
  • 1. Recensent i librit “Elektronika I” për vitin e dytë për shkollat e mesme elektroteknike
  • 2. Autor i dispensës “Programimi” për vitin e katërt të shkollës së mesme elektroteknike të profesionit Elektroteknik i Kompjuterëve
  • 3. Bashkautor i dispensës për lëndën “Elektronika II” për vitin e tretë të shkollës së mesme elektroteknike

Veprimtaria Politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Anëtar i LDK-së prej themelimi. Gjatë kësaj kohe ka qenë Kryetar i Aktivit, Kryetar i Nëndegës, Anëtar i Kryesisë së Degës etj.
  • Kryetar i Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë që nga viti 1997 deri më 30.10.2010.
  • Delegat i kuvendit të LDK-së dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së në 3 mandate.
  • Aktualisht Delegat i kuvendit të LDK-së, Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe Anëtar i Kryesisë së Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë.