Jump to content

Qemal Shaqiri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qemal Shaqiri nga fshati HasanbegShkup, Maqedoni ushtarak shqiptar, dëshmor i luftës në Maqedoni.

Qemal Shaqiri i'u kishte bashkuar forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000. Qemali lindi më 05.11.1975 në fshatin Nikushtak vend i cili njihet si vend i trimave. Shkollen fillore e kreu në vendlindje. Qemali ishte sportist i mirë dhe djalosh energjik që ushtronte sportin e karates. Kishte kryer shërbimin ushtarak në Maqedoni, Tetovë. Ai ishte profesionalizuar ushtarakisht dhe teknikisht, kishte përgaditje morale dhe fizike. Rrethanat në të cilat u rrit i diktuan që të frymzohej me ndjenja të larta atdhedashëse. Kur filloi lufta në Kosovë, gjithnjë mendonte se si t'u shkonte në ndihmë kosovarve. Qemali ishte njëri nga aktivistet e parë të Hasanbegut që u inkuadrua në rradhët e UÇK-së. Ka bërë bartjen e materialeve të nevojshme për luftë nga Shqipëria në Kosovë dhe Kërçovë. Qemali mori pjesë në shumë beteja të drejtpërdrejta. Ai me bashkëluftëtarët e tij mori pjesë në luftimet në fshatin Matec dhe Malin ku u përball me armikun e pa besë. Aksionet që i kryente Ushtria jonë heroike me sukses, Qemali ishte ndër të parët. Qemal Shaqiri ra me pushkë në dorë më 16 mars të vitit 2001 në fshatin Malinë, për t'a ndriçuar dhe zbukuruar Malinën dhe gjithë Shqiptarinë. Varroset me lavdi dhe krenari ushtarake, dhe i la të gjithë duke folur per moralin e tij, nderin, trimërinë dhe shkathtësite e tij luftarake.