Qeni Mollos
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Qeni Mollos i njohur edhe si Jennings Dog, Qeni Duncombe ose Qeni i Alcibiades është identifikuar në Muzeun britanik si një qen roje Mollos që sot sipas zoologëve dhe veterinerëve i korrespondon Qenit të Stanit i cili ndodhet më shpesh në rajonet e Jugut të Shqipërisë. Raca Mollose ishte amtare e Epirit në Ilirinë Juglindore. Emri i ktij qeni vjen nga fisi ilir i molosëve. Nga kjo rrace kane prejardhjen te gjithe rracat moderne te quajtura molossoidi si psh Mastino Napoletano, Cane Corso, Rottweiler, Pitbull, Presa Canario etj. Si statuje e Mironit u shkarkua në Roma në vitin 168 para Krishtit, dhe supozohet se është i lidhur me disa monumente qytetesh në Epir, dhe se është sjellë në Romë. Plini Secundi e përmend si një qen shumë të vlerësuar prej bronzi të mbijetuar në Romë në jetë para se të humbte në 69 pas Krishtit:
"... Vetë brezi ynë pa në Kapitol, përpara se të ngjitej në flakë i djegur në duart e pasuesve të Vitellius, në faltoren e Junonës, një figurë bronzi e një qeni me përsosmërinë e mrekullueshme dhe të vërtetën absolute të jetës e cila tregohet jo vetëm nga dedikimi në atë vend por gjithashtu nga metoda e marrë për sigurimin e tij; për të nuk ka shumë parash të barabartë me vlerën e saj, qeveria miratoi që rojtarët e tij duhet të jetë përgjegjës për sigurinë e statujës me jetën e tyre."
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kjo traditë e popullit tonë për mbajtjen e gjësë së gjallë, vjen e trashëguar që nga ilirët – stërgjyshërit tanë. Shkrimet e historianëvë të vjetër, e vërtetojmë më së miri këtë fakt. Aristoteli (shek IV p.e.s.), filozofi më i madh i Greqisë së lashtë, në veprën “Mbi historinë e kafshëve” ai shkruan : “...lopët e Epirit të mëdhatë, japin secila një shtamë e gjysmë nga të dy sisët...” dhe më tej “…përveç gomarit, në Epir rriten edhe kafshë të tjera të trasha dhe mbi të gjitha qetë dhe qentë...”. Pra, na rezulton se populli ynë historikisht që në antikitet, ka mbajtur krahas kafshëve të tjera bujqësore, edhe qentë si mjete pune për ruajtjen e bagëtisë ndaj rreziqeve tw ndryshme.
Tiparet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E para gjë që vërehet tek ai, është koka e madhe dhe tepër e dukshme. Ajo është përafërsisht 40% e lartësisë trupore. Lartësia e qenit është rreth 60 - 65 cm, kurse gjatësia 110 - 120 cm. Perimetri i gjoksit shkon nga 85 cm deri në 95 cm, kurse gjerësia në shpatullat 30 - 35 cm. Pesha trupore rreth 40 - 50 kg, por edhe më shumë. Pra, rezulton se ai ka një trup masiv dhe të fuqishëm, që shoqërohet me një kokë të madhe – pra, pikërisht ky është edhe tipari më karakteristik i kësaj race qeni. Përsa i përket formës së kafkës së kokës së qenve, egzistojnë tre forma bazë: dolikocefale (p.sh. raca Saluki me origjinë nga Lindja e Mesme), mezocefale (p.sh. raca Pointer e gjuetisë me origjinë Angleze) dhe brakicefale (p.sh. Boxeri gjerman). Forma e kokës së qenit Mollos është mesatare mezocefale, as e gjatë as e ngushtë, as e shkurtër as e gjërë, por e fuqishme. Ballin e ka të gjerë dhe pak të rrumbullakët. Kurse, përsa i përket tipit të kokës, ajo është lupoido - mollosoide. Theksojmë se termi “mollosoid”, është huazuar pikërisht nga emërtimi i tillë i qenve që mbanin fiset ilire të mollosëve në antikitet dhe që përdoret sot në shkencën kinologjike, për të treguar qentë me trup të madh dhe shumë të fuqishëm.
Veçoritë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe një tipar tjetër i veçantë i këtij qeni, është forma dhe pozicioni i veshëve. Ata janë relativisht të gjatë. Kanë formën e trekëndëshit të varur, janë të puthitur mirë, mbulojnë vrimat e veshëve dhe janë të përqëndruar larg njëri tjetrit. Me gjatësinë e tyre ata arrijnë gati te nofulla e poshtme, por zakonisht priten pjertazi. Ndryshe ndodh p.sh. me Deltarin ilir, të cilit përgjithësisht nuk i priten veshët. Prerja e veshëve të qenit është një traditë e barinjve të Jugut të Shqipërisë. Ajo bëhet me qëllimin, që edhe në gjumë veshët të mos pengojnë dëgjimin, e qeni të jetë sa më vigjilent.
Ky qen është «tardiv », domethënë që vjen vonë në periudhën e riprodhimit. Të tilla janë të gjitha racat e lashta primitive. Ata rriten ngadalë, femrat e tyre pjellin për herë të parë në moshën 4 vjeçe, duke bërë vetëm 1 ose 2, rrallë 3 - 4 këlysh. Bushtrat (buçet) pjellin vetëm një herë në vit.
Ky qen është shumë i shkathët, i zgjuar dhe besnik ndaj të zotit. I dëgjuar, roje i shkëlqyer i bagëtive, aq sa është në gjendje të njohë bagëtitë që ruan, dhe të largojë nga tufa çdo krerë tjetër që futet në tufë. Tradita na tregon se, barinjtë përpara se të blejnë bagëti të tjera për shtesë, i marin ato dhe i mbajnë veç me qentë e kopesë, me qellim që kafshët të ambjentohen me to për disa ditë, e më pas i fusin në tufën e madhe. Ky qen, ambjentohet shumë shpejt me gratë dhe fëmijët dhe në përgjithësi nuk i ngacmon ata. Po të tentosh ta qëllosh, është mjaftë i egër dhe nuk tërhiqet mbrapa po nuk të kafshoi, aq sa thonë që “mos e ngacmo se ai nuk di të mbajë shkop ». Zakonisht qeni i mirë është ai, që nuk pranon të huaj pranë vetes dhe rreth pronave të të zotit. Ai nuk lejohet të ngopet me ushqim dhe zakonisht ushqehet një herë në ditë. Shkencërisht dihet se ujku dhe qeni i përkasin familjes së përbashkët Canide, prandaj midis tyre mund të realizohet çiftëzimi kryqëzues i tipit alternativ. Përveç kësaj, intuita dhe zgjuarsia natyrore e barinjve tërbaçot, nuk ndalej me kaq. Pasi bushtra pillte, kulishët mbaheshin 1,5–2 vjet brenda në katua në errësirë të plotë dhe larg njerëzve e kafshëve të tjera. Kjo, derisa ata të bëhen të aftë si qen roje stani. Në të njejtën mënyrë vepron edhe ulkonja, e cila këlyshët e saj të vegjël i nxjerr nga strofulla vetëm natën. Gjatë kësaj kohe, këlyshët ushqehen me produkte shtazore si bulmet dhe mish, ashtu si edhe ujku.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Alcibiades, 9
- Molossoidi
- Molosso d'epiro