Qerim Sadiku
Qerim Sadiku (lindur në Vuthaj, Mal i Zi, në 12 shkurt 1919, dhe vdiq në 4 mars 1946 në Shkodër) është një shenjtor shqiptar i kishës katolike me preardhje myslimane.
Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
I lindur në Vuthaj, Mal i Zi, në 12 shkurt 1919, ishte konvertuar në katolik dhe ishte martuar me Marije Vatën në shtator të vitit 1944. U arrestua dhe u burgos në Shkodër më 3 dhjetor 1945. U dënua me vdekje më 22 shkurt 1946.[1] Vdiq 27 vjeç, i pushkatuar në mëngjes të 4 marsit 1946 në varrezat katolike të Rrmajit në Shkodër së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, dhe të riun Gjelosh Lulashi nga një skuadër ekzekutimi prej 8 ushtarësh të regjimit komunist.[2] Fëmija i vetëm i tij do i lindte Marijes 6 muaj pasi e kishin vrarë. Antikomunist e patriot shqiptar, ai besonte në Krisht dhe kish qenë kapter i xhendarmërisë së Zogut.[3]
U pushkatua në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 4 mars 1946, së bashku me Atë Danjel Dajanin S.I., Atë Giovanni Fausti-n S.I., Atë Gjon Shllakun O.F.M., Seminaristin Mark Çuni, dhe të riun Gjelosh Lulashi.[1] Është pranuar nga kisha katolike si shenjtor në 2016, pjesë e Martirëve të Shqipërisë.[4]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b Kisha Katolike Qerim Sadiku. "Martiret e Komunizmit". Kisha katolike Shkoder. Marrë më 1 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ahmet Bushati (2001). Në gjurmët e nji ditari: shkodra në tri vitet e saj të parë nen komunizëm në sigurim ndër burgje e kampe. Camaj-Pipa. fq. 99.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pjetër Pepa (2003). The criminal file of Albania's communist dictator. Uegen. fq. 59.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)