Jump to content

Qeveria e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Qeverisë së Shqipërisë)

Qeveria e Shqipërisë është institucioni ekzekutiv i shtetit shqiptar dhe përgjegjëse për organizimin dhe drejtimin e administratës publike në përmbushje të ligjeve dhe politikave të miratuara nga Kuvendi i Shqipërisë. Kryeministri është kreu i qeverisë dhe emërohet nga Presidenti i Republikës, ndërsa anëtarët e qeverisë zgjidhen nga Kryeministri. Qeveria ka përgjegjësi të mbulojë fusha të ndryshme si ekonomi, mbrojtje, arsimi, shëndetësia dhe sigurimet sociale. Strukturat qeveritare funksionojnë përmes ministrive, të cilat janë të ndara sipas sektorëve kryesorë të veprimtarisë qeverisëse. Qeveria e Shqipërisë zbaton politikat e Bashkimi Evropian dhe synon integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Ajo gjithashtu ndihmon në zhvillimin ekonomik, uljen e papunësisë dhe ruajtjen e stabilitetit politik. Qeveria e tanishme vazhdon të përballet me sfida si modernizimi i infrastrukturës dhe lufta kundër korrupsionit për të siguruar mirëqenie për qytetarët shqiptarë.[1]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Qeveria e Shqipërisë".