Qofte me mish
Jump to navigation
Jump to search
Për 1 person duhen:
mish tul thelë (70 g), bukë 1 fetë (70 g), galetë 1 lugë gjelle, gjalpë lugë kafeje, qumësht 1 filxhan kafeje.
Pritet mishi tul në kubikë mesatarë, të cilat grihen në makinë, përzihet me tul buke të bardhë të regjur në qumësht dhe kalohet përsëri në makinë. Masa punohet dhe në të hidhet lëng kripe. Në qoftë se mishi nuk ka fare dhjamë, në 100 g mish tul , hidhen 8-10 g gjalpë. Ndahet në qofte që lyhen me galetë dhe skuqen. Vihen në furrë për 5-8 minuta. Qoftet shërbehen me patate të skuqura, pure patatesh, pilaf, makarona etj. Qoftet duhet të skuqen mirë.