Qyteterimi mikenas
Greqia mikenase, ose qyteterimi mikenas, ishte faza e fundit e epokes se bronzit ne Greqine e lashte, qe u zgjat ne kohe nga 1750 pr.K. deri ne 1050 pr.K. Ajo perfaqeson qyeterimin e pare grek te avancuar ne Greqine kontinentale me qeverisjen, organizimin urban, veprat artistike dhe sistemin e shkrimit. Mikenasit ishin popuj te Greqise kontinentale qe u stimuluan nga kontakti me Kreten minoane dhe qyteterimet e tjera mesdhetare per te krijuar nje kulture me te sofistikuar sociopolitike. Qyteti me i rendesishem ishte Mikena, prej se ciles mori emrin kjo periudhe. Qendra te tjera qe u shfaqen ishin Teba, Athina, Midea etj. Vendbanime mikenase u shafqen edhe ne Epir, ne Maqedoni, ne ishujt e detit Egje, ne Azine e Vogel dhe ne Qipro, ndersa vendbanime me ndikim mikenas u shfaqen ne Levant dhe ne Itali.