Qyteti i Shën Andreut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Bashkia e qytetit të Shën Andreut

Qyteti i Shën Andreut (en: Saint Andrews)[1] është një qytet skocez, që shtrihet në lindje të rajonit të Fife në Skoci, rreth 30 milje (50 km) në veri-lindje të kryeqytetit, Edinburgut.

Qyteti i Shën Andreut është shtëpia e Universitetit të Shën Andreut, universitetit të tretë më të vjetër në botën anglishtfolëse dhe më i vjetri në Skoci.[2][3] Universiteti është një pjesë integrale e qytetit dhe gjatë vitit shkollor studentët e universitetit përbëjnë afërsisht një të tretën popullsisë së qytetit. Qyteti i Shën Andreut ka një popullsi prej 16,680 banorësh, duke u renditur si vendbanimi i pestë më i populluar në Fife.

Qyteti e ka marrë emrin nga Shën Andrea, një nga dymbëdhjetë apostujt e krishtërimit, për nder të të cilit qe ndërtuar një Katedrale e madhe në shekullin e 8-të, dhe vendbanimi filloi të marrë formë në anën jugore të kësaj katedrale.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Ainmean-Àite na h-Alba ~ Gaelic Place-Names of Scotland
  2. ^ "The top 10 universities in the UK 2015". Telegraph.co.uk. Marrë më 2016-03-16. 
  3. ^ Osborn, Matt; Franklin, Will; Osborn, Matt; Franklin (2015-05-25). University league tables 2016. The Guardian (in anglisht). ISSN 0261-3077.