Jump to content

Radio B92

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

RTV B92 ose e njohur ndryshe si B92, është një stacion televiziv dhe radiofonik me mbulim kombëtar, me zyra në Beograd, Serbi.

I themeluar në 1989 si stacion radiofonik, ky stacion ishte një ndër mediat e vetme për informimin rreth lajmeve nga perëndimi gjatë periudhës së Jugosllavisë nën regjimin e Millosheviçit, si dhe u cilësua një nga katalizatorët e shumë demonstratave që u zhvilluan në Beograd gjatë viteve turbulente në 1990. Ky stacion transmetonte muzikë rok.[1] Për këto kontribute, RTV B92 fitoi cmimin MTV Free Your Mind në 1998 si dhe shumë cmime të tjera për gazetarinë dhe të drejtat e njeriut. RTV B92 është subjekt i librit This is Serbia Calling. Në 6 tetor 2000 një ditë pas rrëzimit të Sllobodan Milloshevicit, RTV B92 nisi transmetimin e një stacioni televiziv të quajtur TV B92.

Ky stacion radiofonik nisi transimetimin në 1989 përmes mbështetjes financiare të Open Society Foundation dhe USAID, edhe pse u mbyll nga autoritetet disa herë në fillimet e veta.[2]

Transmetimi u ndërpre për një farë kohe në 1999 kur NATO bombardoi Jugosllavinë si dhe agjentë të qeverisë nisën mësymjen ndaj mediave të cilësuara si pro-perëndimore. Qeveria mori nën patronazh stacionin në 1999 por grupi i punës vijoi transmetimin në studio të dhëna me qera, këtë herë duke u transmetuar nën emrin B2-92. Në një mësymje gjatë agimit në Maj të 2000, agjentë nga qeveria konfiskuan gjithcka por transmetimi vijoi përmes Internetit në studio sekrete derisa Millosevic ra prej pushtetit në tetor 2000, kohë kur dhe dy studiot u bashkuan. Që prej asokohe, stacioni transmeton muzikë dhe lajme.

Gjatw luftërave ballkanike në 1990, RTV B92 ishte një ndër të vetmet burime lajmesh që nuk kontrollohej prej qeverisë.

  1. ^ William E. schmidt (20 qershor 1993). "In Belgrade, Young Try to Dance the War Away" (në anglisht). New York Times. Marrë më 6 maj 2018.
  2. ^ "Unintended media effects in a conflict environment: Serbian radio and Croatian nationalism" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 prill 2012. Marrë më 28 maj 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)