Radoje Domanoviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Radoje Domanoviq
Radoje Domanovic.PNG
Ditëlindja:16 shkurt 1873
Vendlindja:Ovsisht, Serbia
Ditëvdekja:17 gusht 1908
Vendvdekja:Beogradi, Serbia Serbia
Kombësia:serb
Zhanri:satirist

Radoje Domanoviq (1873–1908) – shkrimtar satirist serb.

Biografija[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Radoje Domanoviqi qe djalë i nji mësuesi dhe vocrrin e kaloi në katundin e Shumadis (lindi me 16 shkurt 1873, në katundin Ovsisht, në Qarkun e Kragujevacit). Qe aktiv në punën politike dhe u gjet në radhët e partis borgjeze mâ liberale në Sërbi, në kohën e regjimit t’Aleksandër Obrenoviqit në radhët e Partis radikale të pamvarun. Për kët shkak âsht perspektue dhe transferue si mësimdhanës prej nji vendi në tjetrin, dhe âsht pushue nga shërbimi shtetnuer. Veproi aktivisht në punën politike për përmbysjen e dinastis më 1903 tue ndikue me satirat e veta në zbatimin e kësaj përmbysje.

Prej 1897 deri me 1903 kur ishin fazat mâ të spikatuna të diktaturës s’Obrenoviqit të fundit, Domanoviqi shkroi në “Zvezda” (Ylli) në “Dnevni list” (Gazeta e përditshme), në “Srpski književni glasnik” (Kasneci letrar sërb) “ngjarje të tanë politike”. Njerzit i dijshin atëherë përmendsh satirat e Domanoviqit. Me satirat e veta njan mbas tjetrës, Domanoviqi hoqi aureolin e rrejshëm nga diktatura e monarkis, i nxuer në shesh dobsit dhe shëmtimet e saja e goditi në damar, n’atë në çka ajo tjetërsohej mâ së forti prej popullit. Ai e drejtoi armën kryesore të satirave të veta kundëe rrenës, demagogjis dhe korrupcionit moral.

Porsa filloi përmbyshja e 1903-shit dhe u rrëzue dinastija e Obrenoviqëve, satira e Domanoviqit u shterr. Nga urrejtja e protestimi, Domanoviqi kaloi në zemrim. Kuptoi se me përmbysjen e 1903-shit sistemi në Sërbi nuk ndryshoi rrâjsisht. Rrena, llomotitja, demagogjija, korrupcioni në sistemin e qeverisjes muerën forma të reja. Demorallzimin e tij e ndihmoi edhe jeta e ambienteve të bohemis s’atëhershme nëpër kafehanet e Beogradit. Edhe Radoje Domanoviqi ka frekuentue rregulisht natën “Dardanelet” dhe ka bâ jetën e atyne shkrimtarëve dhe artistëve sërbë, të cilët në ndejet e natë e shkatrruen si talentin ashtu edhe organizmin e tyne.

Themeloi dhe drejtoi gazetën të cilën e pagëzoi “Stradija” emni i satirës së tij mâ popullore. N’ate gazetë ka qenë edhe pronar edhe redaktor. Kjo tregon për gjendjen e tij t’izolueme mbas vjetit 1903, për situatën e tij shpirtnore të pezmatueme dhe nevrike, për individualizmin kryefort dhe inatçar. Para vdekjes u mblodhën ndihma që të paguheshin shpenzimet e mjekimit. Vdiq në Beogradi me 17 gusht të vjetit 1908.[1]

Vepra të shquara[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Danga, 1899.
  • Deti i vdekun, 1902.
  • Kraleviq Marku për herën e dytë midis Sërbëve, 1902.
  • Prisi, 1901.
  • Stradija, 1902.
  • Të menduemit e njij kau të rëndomtë Sërb, 1902.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Radoje Domanoviq: Satirat, Rilindja, Prishtinë 1960.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]