Rafael Nadal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Rafael Nadal Kjo është biografia e një tenisti
Rafael Nadal
Nofka Mbreti i argjilit
Kombësia Spanja Spanja
Datëlindja 3 qershor 1987
Vendlindja Mallorca, Spanja
Rezidenca Mallorca, Spanja
Gjatësia 1.85 m
Pesha 85 kilograms
Fillimi i karrierës 2001
Vlera në para 103,251,975
I vetëm
Fitore/humbje 918–189
Tituj 80 ATP
Renditja më e lartë 1 (18 gusht 2008)
Rezultatet Grans Slam i vetëm
Australian Open W (2009)
French Open W (2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2017, 2018)
Wimbledon W (2008, 2010)
US Open W (2010, 2013, 2017)
Në çift
Fitore/humbje 102–60
Tituj 8 ATP
Renditja më e lartë Nr. 26 (8 gusht 2005)
Rezultatet Grans Slam në çift
Australian Open 3R (2004, 2005)
French Open 1R -
Wimbledon QF (2005)
US Open 3R (2004)

Freskimi i fundit: 27 qershor 2012.


Rafael "Rafa" Nadal Parera lindi në 3 qershor 1986) në Manakor, Majorka, Spanjë. Ai është tenist profesionist spanjoll dhe ish-tenisti i parë në botë. Konsiderohet si një nga tenistët më të mirë të të gjitha kohërave. Që në moshën e re arriti shumë sukses në terrenet me argjilë dhe është konsideruar si "Mbreti i argjilit". Nadal është fitues i 10 çmimeve Grend Slem, si dhe rekord prej 20 çmimeve ATP Masters. Në vitin 2008 ai fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike. Nadal në karrierën e tij ka fituar 1 Australian Open, 11 French Open, 2 Wimbledon and 3 US Open duke u bërë një nga tenistet më të suksesshëm të të gjitha kohërave.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

2002-2004[redakto | redakto tekstin burimor]

Në prill të vitit 2002 në moshën 15 Vjeç e 10 Muaj numri 762 në ragun botëror Nadal fitoi Ndeshjen e tij të parë si profesoinist duke mundur Ramón Delgado duke u bërë lojtari i 9 që fiton një Ndeshje në moshën 16 vjeçare .[1]. Në vitin 2003 Rafael Nadal fitoi 2 Tituj dhe e përfundoi vitin në vendin e 50 në renditjen e tenistëve [2].

Nadal arriti deri në raundin e tretë në 2004 Australian Open ku humbi me tre sete kundër Australianit Lleyton Hewitt. Nqs Nadal do të kishte fituar kundër Lleyton Hewitt në raundin e tretë, Nadal do të ndesheshe me Roger Federer [3]. Më vonë në atë vit Nadal luajti ndeshjen e tij të parë kundër numrit 1 në botë Roger Federer2004 Miami Masters ku fitoi. Nadal ishte 1 prej 6 tenistëve që mundi Roger Federer atë vit (sëbashku me Tim Henman, Albert Costa, Gustavo Kuerten, Dominik Hrbatý, dhe Tomáš Berdych). Nadal nuk arriti dot që të luaj në French Open sepse kishte pësuar një dëmtim në kembën e tij të majtë. Nadal në moshçn 18 vjeç dhe 6 muaj, u bë lojtari më i ri që fiton një ndeshje në Davis Cup. Nadal mundi numrin 2 në botë Andy Roddick dhe ndihmoi Spanjën që të fitonte titullin dhe të mposhte SHBA 3-2 me sete. Nadal e përfundoi vitin i renditur në vendin e 51 në botë [4].

2005: Titulli i pare Grand Slam[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Australian Open në vitin 2005, Nadal humbi që në raudin e pestë kundër Lleyton Hewitt, që do të shkonte deri në finale të turnamentit, por do të humbiste. dy muaj më vonë, Nadal arriti deri në finale të Miami Masters, por u mund në 5 sete nga Roger Federer që në atë kohë ishte numri 1 në botë.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Tignor, Stephen. "Wimbledon 2006: The Duel". Tennis Magazine. Marrë më 8 November 2008. 
  2. ^ Clarey, Christopher. "Wimbledon Tennis: An unusual comfort zone". The New York Times. Marrë më 5 April 2010. 
  3. ^ "Hewitt sets up Federer clash". Australian Broadcasting Corporation. Marrë më 2012-11-24. 
  4. ^ Benammar, Emily. "Rafael Nadal: All you need to know". The Telegraph. London. Marrë më 5 April 2010.