Ramadan Mehmeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ramadan Mehmeti shkrimtar shqiptar, ka lindur më 20 shtator 1948 në Livoç të PoshtëmGjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ku edhe studioi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Me shkrime letrare merret që nga bankat e shkollës fillore. Është bashkëpunëtor i të gjitha gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe. Shkrimet e tij janë përkthyer edhe në gjuhët serbe dhe boshnjake dhe është nderuar me shumë çmime letrare. Është editor i shtëpisë botuese Rozafa dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Prishtinë.

Vëllime poetike

Jeta pa titull, poezi, Prishtinë, 1977,

Koncerti i heshtjes, Prishtinë, 1987,

Loja e ruletit, Prishtinë, 1994,

Requiem për Mirko Gashin, Prishtinë, 1997,

Ti je e vogël, Prishtinë, 1997,

Ringjallja, Prishtinë 1998,

Fusha e korbave, Prishtinë, 2000,

Te guri i atdheut, Prishtinë, 2000,

Zemrat bëhen ura, Prishtinë, 2002,

Brigje shpirti, Prishtinë, 2004,

Mëkate të zgjuara, Prishtinë, 2004,

Testamenti i gjyshit, Prishtinë, 2006,

Loja e ruletit, Prishtinë, 2006,

Te guri i atdheut, Prishtinë, 2006,

Kur pikëllohen zogjtë, Prishtinë, 2007,

Drama: Ura e Maskatarit, Prishtinë, 2007,

Poshtërim i ndjenjës, Tiranë, 2007,

Bekimi i gjurmëve, libër i poezisë së përzgjedhur nga Anton N. Berisha, Prishtinë, 2008