Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës) është një asociacion i krijuesve letrarë të Kosovës, që ka ekzistuar nga viti 1965, fillimisht si seksion i shkrimtarëve të Kosovës ndërsa si Shoqatë e Shkrimtarëve të Kosovës është themeluar më 30 tetor 1970.[1]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës ishte poeti dhe studiuesi Mark Krasniqi, ndërsa i fundit përderisa e mbante këtë emër (deri në përfundim të Luftës së Kosovës) ishte studiuesi i letërsisë, Ibrahim Rugova. Ka dhënë çmimet vjetore, si atë për librin më të mirë të vitit (në të gjitha gjinitë dhe llojet), i cili në vitet '90 mori emrin e Pjetër Bogdanit, pastaj Çmimin "Hivzi Sulejmani" për librin më të mirë në prozë, si dhe çmimin e "Mitingut të Poezisë në Gjakovë" për librin më të mirë të poezisë.[2]

Pas Luftës së Kosovës (1997 - 1999), Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës riemërohet Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës, e cila mori statusin e asociacionit të lirë të shkrimtarëve të Republikës së Kosovës, që kultivon vlerat letrare artistike dhe emancipon jetën kulturore. Asociacioni organizon manifestime letrare, tryeza dhe tribuna, ore letrare, ligjërata, përurime librash dhe përvjetorë. Asociacioni jep çmimin letrar "Esad Mekuli" për veprimtari letrare të shkrimtarit dhe çmimin "Metafora", që ndahet në kuadër të festivalit "Drini poetik", Takimet e poeteshave shqiptareVushtrri, etj.[1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1604. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ https://ekonomiaonline.com/arte/lidhja-e-shkrimtareve-mban-ore-letrare-per-veprimtarine-letrare-te-zejnullah-halilit/

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]