Jump to content

Hivzi Sylejmani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hivzi Sulejmani)

Hivzi Sylejmani ishte shkrimtar kosovar. Ai lindi më 5 korrik 1910 dhe ndërroi jetë më 10 korrik 1975.

U lind në MojstirTutinit,[1] përfundoi studimet në Medresenë e MadheShkupit në vitin 1933 dhe, nga viti 1935, studioi për një farë kohe në Universitetin e Beogradit. Ai kujtohet si një autor që e ndihmoi letërsinë e hershme kosovare të dalë nga fokusi rajonal dhe provincializimi. Përmbledhja e tij me tregime Era dhe kolona, Prishtinë 1959, u ndoq nga Njerëzit, Prishtinë 1966, një roman voluminoz dhe në thelb autobiografik, koronikë e viteve të paraluftës, si dhe Fëmijët e lumit tim, Prishtinë 1969, një roman ngjarjet e të cilit zhvillohen në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të censurës shtetërore, shumë prej veprave të Sylejmanit u botuan shumë vite pasi u shkruan. Ai ishte gjithashtu edhe autori i drmave dhe poezive.[2]

Që të dy sikuse edhe Esad Mekuli (po ashtu nga Sanxhaku), i takonin lëvizjes së majtë letrare dhe politike, e cila në kohën kur ata ishin studentë, në vitet ’30 të shekullit XX, kishte përfshirë jo vetëm Ballkanin, por edhe Evropën dhe kishte mbledhur rreth programit të vet shkrimtarët dhe intelektualët më në zë të kohës.

Që të dy i besuan idealit të barazisë së popujve e të njerëzve dhe luftuan me tërë qenien për çlirimin politik, social e shpirtëror të popullit të vet dhe për krijimin e një shoqërie të popujve të lirë e të barabartë në këtë hapësirë.

Që të dy ishin marksistë, komunistë, idealistë. Që të dy patën ëndrrat, shpresat, idealet, por edhe iluzionet dhe zhgënjimet e veta, që i shprehën në krijimtarinë e tyre letrare.

Hivziu – e shkroi librin e parë të rëndësishëm me tregime në këtë krah të letërsisë shqipe – Era dhe kolona (1959), që hapet me tregimin antologjik Mjegulla, modern si vizion dhe si tekst jo vetëm për kohën kur u shkrua (1957), por edhe për sot.

Që të dy i besuan misionit të zgjimit të energjive të njerëzve – në radhë të parë të bashkëkombësve të vet – nëpërmjet fjalës së shkruar, si dhe kauzës së mbrojtjes së lirisë dhe dinjitetit të popullit që i takonin, por edhe të popujve të tjerë të zatetur në këtë udhëkryq ballkanik dhe i shërbyen me devotshmëri këtij misioni gjatë tërë jetës.

Jetoi  në kohë të vështira; u ballafaqua me sfida e vështirësi të shumta dhe pati  edhe rëniet dhe thyerjet e veta, të vogla a të mëdha, morale, politike e të tjera.

Ishte pjesëtar i Luftës Antifashiste, çka e nderon si njeri  dhe krijues, sado që kjo luftë, jo me fajin e tij, për shqiptarët këndej kufirit nuk qe, fatkeqësisht, edhe  “Luftë Nacionalçlirimtare”, siç mëtohej.

Pas luftës Hivziu ushtroi detyra shtetërore me rëndësi, çfarë ishte, fjala vjen, ajo e kryetarit të Gjyqit të Qarkut në Prizren (më vonë edhe e prokurorit krahinor), që e solli në pozitë të nënshkruante edhe dënime me vdekje të njerëzve që konsideroheshin “armiq të popullit”, në një kohë kur Kosova gjendej nën administrim ushtarak (1945), kurse Esadi shkroi, për të njëjtat arsye, ngaqë besonte në atë që qe proklamuar ose mbase ngaqë ishte i detyruar, vjersha e proza poetike që himnizonin lirinë e rreme dhe glorifikonin ngjarjet dhe personalitetet politike të kohës.

Por, veprimet e tij, gabimet dhe lëshimet, sikundër edhe vlerat dhe meritat,  duhet  parë në kontekstin e kohës dhe nuk duhen gjykuar me kriteret e sotme.

Hivziu vdiq në vitin 1975, në spitalin e Prishtinës, duke lënë amanet, nëpërmjet një teksti të shkruar, të varrosej (në vendlindje) pa kurrfarë ceremonie fetare a tjetërfare – “si ushtari në fushën e betejës”;

Shkolla e mesme ” Hivzi Sylejmani” Fushë Kosovë

Hivziu, në tregimet dhe romanet e tij, u nis të hulumtonte kuptimin e të qenit njeri, i vetëdijshëm, siç e thotë tekstualisht te Fëmijët e lumit tim, se ky është një mision i vështirë: “Është vështirë të jesh njeri”, por i bindur, gjithashtu, se në këtë botë, krahas krimbave, lindin edhe burrat.

Ishte  humanist dhe atdhetar, në jetë dhe në krijimtari, por Hivziu”. Është ai dokumenti fatkeq i aktgjykimit të krerëve të LNDSH-së i vitit 1945, i nënshkruar nga ai në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës, për të cilin opinioni ynë, me ndonjë përjashtim, nuk ka ditur më parë, por është njoftuar kryesisht në kohë të fundit, herë-herë edhe përmes interpretimesh keqdashëse nga njerëz që aktet e këtilla dëshirojnë t’i shfrytëzojnë për “kapital politik”, si dhe për “ndreqjen” e biografive të veta problematike.

Nuk do mend se ky veprim, i kryer në moshë relativisht të re dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira, nuk i bën nder aspak atij. Përkundrazi. Por Hivziu “e lau” si të thuash gabimin e vet të hershëm (të pafalshëm) me qëndrimin e tij intransigjent ndaj hegjemonizmit serb gjatë gjithë jetës së tij të mëvonshme dhe sidomos me veprën e tij letrare kryekreje kritike ndaj burokracisë politike dhe oligarkisë pushtetore të kohës, e cila bëri shpërdorime të mëdha në emër të socializmit, ashtu siç bëhen edhe sot po aq, në mos edhe më shumë, në emër të demokracisë.

Të gjithë studiuesit që kanë shkruar për Hivzi Sylejmanin (R. Qosja, H. Mekuli, M. Raifi, B. Krasniqi, S. Hamiti etj.) e kanë quajtur atë “shëmbëlltyrë morale”, duke u nisur nga qëndrimi i tij në jetë dhe sidomos nga vepra e tij letrare e cilësuar si përmendore e moralit njerëzor. Nuk do t’ia falnin as njërën as tjetrën, ata që në vitet ’80 kërkonin heqjen e emrit të tij nga institucionet e Kosovës – emisarët e politikës serbomadhe, ashtu siç kërkojnë sot, tek-tuk, për arsye të tjera, por me logjikë pak a shumë të njëjtë, përjashtuese, edhe individë nga radhët e shqiptarëve

Libri Brigjet hapet me kushtimin: “Shokut të paharrueshëm Hivzi Sulejmanit”, që vihet në krye të librit në fjalë, kurse në brendi të tij gjejmë shtatë poezi të shkruara mbi motivet e tregimeve të Hivziut: Mjegulla, Re e mllefur, Porta e kujtimit, Hijet në kuvertë, Sytë, Kthjelltësi dhe Era dhe kolona, me  shënimin: “Hivzi Sulejmanit, shkrimtarit dhe revolucionarit të dalluar”, që është në fakt një kushtim i dytë, si dhe vjershën kurorë të këtij cikli: Dita e ndarjes, në të cilën thuhet: “Nëse ka vdekje / Ti je mbi të / me dashje që të tejjetosh. / Nëse ka amshim / Ti do të jesh përherë ndër ne / me njerëzi / me zemër të dlirë / me mendjemprehtësi. / O, kush më mirë / na tregoi / që deri në frymën e fundit / duhet luftuar / për Njeriun!”.

Hivziu u tërhoq herët nga jeta publike; u pensionua në moshën 53 vjeç dhe bëri një jetë të veçuar në shtëpinë e tij në periferi të Prishtinës deri në fund të jetës. Komunikonte me pak njerëz, ndër të cilët, sipas pohimit të Hasan Mekulit, ishte Esadi, i cili e vizitonte shpesh dhe të cilin “prore e kishte afër dhe e dëgjonte si vëllaun”[3]. Në atë shtëpi, të cilën pas vdekjes ia fali shoqërisë (ec e gjeje sot një të tillë!), lexonte, shkruante dhe meditonte për jetën. Aty shkroi edhe tregimin e tij të fundit Një gjeth e një njeri, një paralelizëm i fuqishëm artistik midis njeriut që është në prag të vdekjes dhe një gjethi vjeshtak majë peme, që nga çasti në çast pritet ta fërfëllojë era në baltë.

Hivziu , me jetën dhe veprën e tij , por edhe me kontributin që dha në zhvillimin e letërsisë dhe të kulturës shqiptare, sikundër dhe në krijimin e një vetëdijeje kritike shoqërore dhe të një opinioni të shëndoshë publik, ishte simbolikë e pandashme e gjithë lëvizjes letrare shqiptare.

  1. ^ https://www.teksteshqip.com/hivzi-sulejmani/biografia
  2. ^ Sulejmani, Hivzi (2011). Fjalor Historik i Kosovës. Tiranë: Skanderbeg Books.
  3. ^ Shih: Hasan Mekuli, Hivzi Sulejmani – shkrimtar i denjë dhe aktual i bashkëkohësisë sonë, “Jeta e re” nr. 4-5, 1976, f. 605