Rasti Jogurt revolucionit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rasti Jogurt revulucionit (serbisht: Антибирократска револуција Antibirokratska revolucija) në Fushë Kosovë është një segment i Doktrinës së shenjtë serbe gjatë luftes speciale në Kosovë të zhvilluar në periudhen 1981-1990. Ky rastë është dokumentuar edhe në filmin dokumentar "Lufta vëllavrase" e BBC-së, ku merret edhe si fillimi i luftrave pasuese në Jugosllavi.

Ky rastë ka ndodhur me rastin e vizitës së Sllobodan Millosheviqit në Fushë Kosovë. Përderi sa përcjellësit e tij shqiptarë (në krye me Azem Vllasin) që e kishin sjellur atë në Kosovë nuk ishin në rrjedha të ngjarjes, kryetari i atëhershëm i Republikës Socialiste të Serbisë, i zhdukuri nga Milosheviqi më vonë, Ivan Stambolliqi ishte në dijeni të organizimit dhe kordinimit të protestuesve me Radio Televizionn e Beogradit dhe Millosheviqit.

Krijimi i rastit është shfaqje në vete tipike e Doktrinës së shenjtë serbe kur nuk është i mundëshem përdorimi i armës së zjarrtë.

Ngjarja fillon me ardhjen e Millosheviqit në Fushë Kosovë, si i interesuar për ankesat e serbëve për dhunën e ushtruar nga shqiptarët. Përposë banorëve të Fushë Kosovës për të shpreh ankimin para Millosheviqit vijnë edhe serbë nga Serbia ashtu që një numër i personave duhet të mbesë jashtë sallës ku ishte paraparë të tubimi. Pas shprehjes së ankimeve prej foltorës nga disa persona, në sallë dëgjohen zhurma nga jashtë. Këto zhurma vinin pasi që kishin ardhur dy traktorë të mbushur me gurë nga ku personat e mbetur jashtë merrnin dhe e gjuanin policin, e cila nuk dinte si të vepronte se ishte në vetëmbrojte individuale. Si do që të ketë qenë në sallë dëgjohen thirrjet "po na rrahin", "po na rrahin". Pas kësaj Millosheviqi shumë i qetë delë para personave dhe për një moment fillon të merr rrolin e heroit duke thënë fjalët "as kush nuk guxon të ju rrahë", "as kush nuk guxon të ju rrahë" , "as një fije floku nuk guxojnë të ju prekin".

Këtë shfaqje sa brilante për serbët aq tragjike për shqiptarët e publikonë Radio Televizioni i Beogradit dhe ky rastë fillon të përpunohet më tutje nga Doktrina e shenjtë serbe e cila fillon me fazën e njohur si Jogurt revulucioni, që në faktë ishin demostrata të organizuara në mënyrë të ngjashme para parlamenteve të njësive shtetrore të Jugosllavisë.

Kjo lufë teknike e operacionit të luftës speciale ka funksionuar duke rrëzuar qeverin në Prishtinë, Beograd, Vojvodin, Titograd, Shkup, Sarajevë, Zagreb ndërsa në Lubljanlë pas përgjrgjes së armatosur, doktrina filllon të përdorë armën e zjarrit të cilën ja mundësonin gabimi i qeverisjes së Titos, prezenca dominuese e oficierve me prejardhje serbe në Armaten Popullore Jugosllave që nga 1972-1974.

Si do që të jetë fjalët: "as kush nuk guxon të ju rrahë", "as fijen e flokut nuk guxojnë të ju prekin" nga mediat botërore merren si deklarimi i luftës vëllavrasëse në Jugosllavi. Ndërsa për përcjellësit dhe njohësit e doktrinës apo të luftrave speciale, këto fjalë, kërcnimi në sipërfaqe me armë zjarr ndaj kundështarëve të doktrinës së shenjt serbe.