Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës
Vojvodina Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës | |||||
Një njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë | |||||
| |||||
| |||||
Kryeqyteti | Novi Sad | ||||
Gjuha Zyrtare | Serbo-Kroatisht, Sllovakisht,Hungarisht, Rumanisht, Rusënisht | ||||
Hyrja Në RSFJ: - Që kur - Deri më | 1974 (autonomia) 1944 1992 | ||||
Sipërfaqja - Totali - Ujë | Rangu 5-ta nga 8 republika dhe krahina në RSFJ 21,506 km² {{{water}}} | ||||
Popullësia - Totali - Dendësia | Rangu 5-ta nga 8 republika dhe krahina në RSFJ 2.034.772 92.8/km² | ||||
Valuta | Dinari Jugosllav (Dinar) | ||||
Zona Kohore | UTC +1, +2 |
Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës (serbisht: Социјалистичка Аутономна Покрајина Војводина / Socijalistička Autonomna Pokrajina Vojvodina) ishte një nga subjektet e formuar në Jugosllavi pas Luftë së Dytë Botërore dhe një nga krahinat autonome të Serbisë brenda Jugosllavisë mes vitit 1945 deri në shpërbërjen e Jugosllavisë.
Krahina u quajt Krahina Autonome e Vojvodinës (serbisht: Аутономна Покрајина Војводина / Autonomna Pokrajina Vojvodina) kur u formua në vitin 1944. Pas formimit të Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë, krahina u quajt Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës prej vitit 1945 deri më 1963.
Prej vitit 1963 deri më 1990, Vojvodina ishte një nga dy krahinat socialiste autonome në Republikën Socialiste e Serbisë dhe një nga njësitë federale e RSF Jugosllavisë prej vitit 1974 deri më 1990.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krahina u formua në tetor të vitit 1944, kur Ushtria e Kuqe Sovjetike dhe Partizanët Jugosllavë dëbuan fuqisë së boshtit nga rajoni. Në këtë kohë, statusi përfundimtar politik i krahinës nuk ishte përcaktuar ende dhe administrata provinciale sapo formuar funksiononte në mënyrë të pavarur nga Serbia. Kufijtë e përkohshëm të Vojvodinës përfshinin rajonet e Banatit, Baçkës dhe Baranjës dhe pjesën më të madhe të rajonit të Syrmisë me Zemunin. Kufiri i përkohshëm de jure ndërmjet Vojvodinës dhe Kroacisë në Syrmia ishte linja Vukovar-Vinkovci-Zhupanja. De facto, pjesët perëndimore të Syrmisë mbetën nën kontroll ushtarak të Boshtit deri në prill të vitit 1945. Nga 17 tetori 1944 deri më 27 janar 1945, pjesa më e madhe e krahinës (Banat, Baçka dhe Baranja) ishte nën administrimin ushtarak.
Më 30-31 korrik 1945, asambleja e krahinës së Vojvodinës vendosën të bashkohen me Serbinë dhe statusin si autonom e Vojvodinës brenda Serbisë e adoptoi më 1 shtator 1945. Kufijtë e fundit të Vojvodinës me Kroacinë dhe Serbinë Qendrore u përcaktuan në vitin 1945: Baranja dhe Syrmia perëndimore u caktuan në Kroaci, ndërsa pjesë të vogla të Banatit dhe Syrmisë afër Beogradit u caktuan në Serbinë Qendrore. Një pjesë e vogël e Maçvës veriore pranë Sremska Mitrovica u caktua në Vojvodinë. Kryeqyteti i provincës ishte Novi Sad, i cili ishte gjithashtu kryeqyteti i ish-provincës së Banovinës Danubi që ekzistonte para Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1963, emri i krahinës u ndryshua në Provincën Autonome Socialiste të Vojvodinës. Sipas Kushtetutës Jugosllave të vitit 1974, krahina fitoi të drejta të gjera të vetëqeverisjes, që përcaktonin Vojvodinën si një nga subjektet e federatës Jugosllave dhe gjithashtu i dha atij të drejta votimi ekuivalente me vetë Serbinë në presidencën kolektive të vendit.
Nën sundimin e presidentit serb Sllobodan Millosheviçit, Vojvodina dhe Kosova e humbën autonominë e tyre më 28 shtator 1990. Pas kësaj, Vojvodina nuk ishte më subjekt e federatës së Jugosllavisë, ishte ende krahinë autonome e Serbisë, me nivel të kufizuar të autonomit. Emri i vendit u kthye prapë në Krahinë Autonome e Vojvodinës.