Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vojvodina
Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës

Një njësi federale e
Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë

1990
Flamuri Stema
KryeqytetiNovi Sad
Gjuha ZyrtareSerbo-Kroatisht, Sllovakisht,Hungarisht, Rumanisht, Rusënisht
Hyrja
RSFJ:
 - Që kur
 - Deri më
1974 (autonomia)

1944
1992
Sipërfaqja
 - Totali
 - Ujë
Rangu 5-ta nga 8 republika dhe krahina në RSFJ
21,506 km²
{{{water}}}
Popullësia
 - Totali 
 - Dendësia
Rangu 5-ta nga 8 republika dhe krahina në RSFJ
2.034.772
92.8/km²
ValutaDinari Jugosllav (Dinar)
Zona Kohore UTC +1, +2

Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës (serbisht: Социјалистичка Аутономна Покрајина Војводина / Socijalistička Autonomna Pokrajina Vojvodina) ishte një nga subjektet e formuar në Jugosllavi pas Luftë së Dytë Botërore dhe një nga krahinat autonome të Serbisë brenda Jugosllavisë mes vitit 1945 deri në shpërbërjen e Jugosllavisë.

Krahina u quajt Krahina Autonome e Vojvodinës (serbisht: Аутономна Покрајина Војводина / Autonomna Pokrajina Vojvodina) kur u formua në vitin 1944. Pas formimit të Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë, krahina u quajt Krahina Socialiste Autonome e Vojvodinës prej vitit 1945 deri më 1963.

Prej vitit 1963 deri më 1990, Vojvodina ishte një nga dy krahinat socialiste autonome në Republikën Socialiste e Serbisë dhe një nga njësitë federale e RSF Jugosllavisë prej vitit 1974 deri më 1990.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krahina u formua në tetor të vitit 1944, kur Ushtria e Kuqe Sovjetike dhe Partizanët Jugosllavë dëbuan fuqisë së boshtit nga rajoni. Në këtë kohë, statusi përfundimtar politik i krahinës nuk ishte përcaktuar ende dhe administrata provinciale sapo formuar funksiononte në mënyrë të pavarur nga Serbia. Kufijtë e përkohshëm të Vojvodinës përfshinin rajonet e Banatit, Baçkës dhe Baranjës dhe pjesën më të madhe të rajonit të Syrmisë me Zemunin. Kufiri i përkohshëm de jure ndërmjet Vojvodinës dhe Kroacisë në Syrmia ishte linja Vukovar-Vinkovci-Zhupanja. De facto, pjesët perëndimore të Syrmisë mbetën nën kontroll ushtarak të Boshtit deri në prill të vitit 1945. Nga 17 tetori 1944 deri më 27 janar 1945, pjesa më e madhe e krahinës (Banat, Baçka dhe Baranja) ishte nën administrimin ushtarak.

Më 30-31 korrik 1945, asambleja e krahinës së Vojvodinës vendosën të bashkohen me Serbinë dhe statusin si autonom e Vojvodinës brenda Serbisë e adoptoi më 1 shtator 1945. Kufijtë e fundit të Vojvodinës me Kroacinë dhe Serbinë Qendrore u përcaktuan në vitin 1945: Baranja dhe Syrmia perëndimore u caktuan në Kroaci, ndërsa pjesë të vogla të Banatit dhe Syrmisë afër Beogradit u caktuan në Serbinë Qendrore. Një pjesë e vogël e Maçvës veriore pranë Sremska Mitrovica u caktua në Vojvodinë. Kryeqyteti i provincës ishte Novi Sad, i cili ishte gjithashtu kryeqyteti i ish-provincës së Banovinës Danubi që ekzistonte para Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1963, emri i krahinës u ndryshua në Provincën Autonome Socialiste të Vojvodinës. Sipas Kushtetutës Jugosllave të vitit 1974, krahina fitoi të drejta të gjera të vetëqeverisjes, që përcaktonin Vojvodinën si një nga subjektet e federatës Jugosllave dhe gjithashtu i dha atij të drejta votimi ekuivalente me vetë Serbinë në presidencën kolektive të vendit.

Nën sundimin e presidentit serb Sllobodan Millosheviçit, Vojvodina dhe Kosova e humbën autonominë e tyre më 28 shtator 1990. Pas kësaj, Vojvodina nuk ishte më subjekt e federatës së Jugosllavisë, ishte ende krahinë autonome e Serbisë, me nivel të kufizuar të autonomit. Emri i vendit u kthye prapë në Krahinë Autonome e Vojvodinës.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]