Rasti Martinoviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Rasti Martinoviq (1984) është një segment i Doktrinës së shenjtë serbe gjatë luftës speciale në Kosovë të zhvilluar në periudhën 1981-1990.

Ky rrastë ka ndodhur më 1984, në periudhën kur Millosheviqi synonte okupimin e Kosovës, çdo ditë lansohej nga një gënjeshtër për kinse presione të shqiptarëve ndaj serbëve, dhunime të plakave serbe, dëmtime të varrezave serbe, metodë kjo shumë e njohur që nga lufta e dytë botërore kur nazistët akuzonin hebrenjtë për të gjitha te këqijat.

Rasti më eklatant i një gënjeshtre të tillë antologjike, është vetëplagosja e homoseksualit serb Martinoviq, në vitin 1984, i cili gjatë seancave të vetëkënaqësisë, u lëndua rëndë duke shqyer zorrën e trashë me shishe xhami. Edhe pse ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë, kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, ai nën presionin e sigurimit shtetëror serb të asaj kohe, ndërroj deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike “patriotike”, dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër !

Pas publikimit të deklaratës së Martinoviqit në mediat Jugosllave reagojnë gjitha subjektet jugosllave nën ndikimin serb dhe këto reagime i vullos edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave në Beograd duke e gjykuar me rreptësinë më të madhe dhunën shqiptare ndaj serbëve e cila sipas tyre kishte arritur një kulminacion të ri.

Propaganda e sistemuar antishqiptare nga entet dhe institucionet serbe si Radio Televizioni, Akademia dhe Qeveria të koordinuara nga Akademia në Beograd, në atë kohë me muaj të tërë nuk kishte të ndalur lidhur me rastin Martinoviq. Ky rast arriti edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar.

Si pasojë e këtij rasti ishtin edhe paraburgimet e shqiptarëve.