Ray Charles
Ray Charles Robinson (23 shtator 1930 - 10 qershor 2004), i njohur profesionalisht si Ray Charles, ishte një këngëtar amerikan, tekst-shkrues, muzikant dhe kompozitor.
Charles ishte i verbër që nga mosha shtatë vjeqare.Charles e cilësoi Nat King Cole si inspirimin kryesorë per muzikë,por megjithatë muzika e tij influencohej edhe nga zhanrre tjera si jazz dhe blues.Frank Sinatra e quajti si i vetmi gjeni i vertetë në show-biz.
Në vitin 2004 Rolling Stone e renditi Charles të 10-in në listën e 100 artistëve më të mëdhenjë të të gjitha kohrave,kurse në nëntorë të vitit 2008 u rendit i 2-ti në listën e 100 këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohrave.
Informacionet | |
Emri dhe Mbiemri: Ray Charles Robinson | |
Data lindjes: 23 shtatorë 1930 | |
Origjina: Greenville, Florida, U.S. | |
Vdiq: 10 qershor, 2004 (73 vjeq) | |
Websajti: www.raycharles.com |
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ray Charles Robinson ishte biri i Bailey Robinson [1], i cili punonte si riparues i hekurudhave dhe si mekanik. Kur Charles ishte i mitur, familja e tij u zhvendos nga vendlindja e tij në Albany Gjeorgjia, dhe u kthye në vendlindjen e nënës së tij e Greenville, Florida.
Në vitet e tij të hershme Charles tregoi një kureshtje të madhe për objektet mekanike ,madje ai shkonte qdohere tek fqinjet e tij ti shikonte duke punuar në makinat e tyre bujqësore. Kurioziteti i tij muzikor u nxit në Red Wing Cafe të pronarit Wylie Pitman, e kur Pitman luante boogie woogie në një piano të vjetër ,ai më pas mësoi Charles se si të luajë piano vetëm. Charles dhe nëna e tij ishin gjithmonë të mirëpritur në Red Wing Cafe , dhe madje edhe ka jetuar aty kur ata ishin duke përjetuar vështirësi financiare. Charles filloi të humbiste shikimin e tij në moshën katër ose pesë vjeqare, [16] dhe ishte plotësisht i verbër nga mosha shtatë vjeqare, me sa duket si pasojë e glaukomës.Pavarësisht protestës së tij ai prap se prap filloi shkollimin në një shkollë në Florida për të shurdhër dhe të verbër prej vitit 1937-1945.
Nëna e tij vdiq në pranverën e vitit 1945, kur Charles ishte 14 vjeç. Vdekja e saj erdhi si një goditje e rëndë për të.Ai më vonë, vdekjen e vëllait të tij dhe nënës i konsideroi si "dy tragjeditë më të mëdha" të jetës së tij. Charles u kthye në shkollë pas funeralit, por u përjashtua më pas në tetor për shkak të një shakaje me mësuesin e tij.
Vitet e vona (1983–2004)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1983, Charles nënshkroi një kontratë me Columbia Records. Ai ka inqizuar një varg albume të zhanrrit country , gjithashtu realizoi edhe disa duete me këngëtarë të njohur si: George Jones, Chet Atkins, BJ Thomas, Mickey Gilley, Hank Williams, dhe me mikun e tij të jetës Willie Nelson, me të cilin ai realizoi duetin nr.1 Country "Seven Spanish Angels".
Albumi i tij i vitit 1993 "My World" ishte albumi i cili për një kohë të shkrutër arriti të radhitej i pari në Billboard 200.
Në fillim të viteve 1980 Charles filloi të fitonte një numër të madh të audiencës dhe si rezultat arriti të paraqitej në filma të ndryshëm dhe show të ndryshëm televiziv.
Në vitin 1980 ai u shfaq në filmin "The Blues Brothers".Ai gjithashtu u paraqit në 4 episode e komedisë së famshme "The Nanny", duke luajtur në sezonët 4 dhe 5, gjatë 1997-1998. Nga 2001-02, Charles u shfaq në reklama për Lotarinë New Jersey për të nxitur popullin me moton "Për çdo ëndërr, ka një shpërblim".
Në vitin 2003, Charles performoi me"Georgia On My Mind" dhe "America the Beautiful" në një banket televiziv vjetor në prani të gazetarëve dhe mediave elektronike të mbajtur në Uashington DC.
Paraqitja e tij e fundit publike ishte më 30 prill 2004, në Los Angeles.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Martesat dhe fëmijët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ray Charles ishte i martuar dy herë, dhe kishte dymbëdhjetë fëmijë me dhjetë gra të ndryshme. Fëmija i parë Charles Evelyn u lind në vitin 1949 me të dashurën e tij Louise Flowers. Martesa e parë e Charles ishte me Eileen Williams, dhe zgjati nga 31 korriku 1951-1952.
Martesa e dytë Charles me Della Beatrice Howard Robinson filloi më 5 prill 1955, dhe zgjati 12 apo 13 vjet. Fëmijën e tyre të parë së bashku, Ray Jr, e ka lindur në 1955.Charles nuk ishte në qytet në diten e lindjes së djalit për shkak se ishte në një shfaqje në Texas.Çifti kishin edhe dy fëmijë pastaj, David (1958) dhe Robert (1960).
Fëmija më i vogël i Charles u lind në vitin 1987.
Interesa të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Charles pëlqente të luante shah, duke përdorur një bord të veçantë me sheshet e ngritura dhe me disa vrima për copë. [40] Në një koncert të vitit 1991, ai iu referua Willie Nelson si "partneri im i shahut". [41] Në vitin 2002, ai ka luajtur por ka humbur me një amerikan ish kampion i shahut Larry Evans.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2003 Charles pati një operacion i cili përfundoi me sukses dhe po planifikonte të shkonte në turne nëpër botë derisa ai filloi të vuante edhe nga sëmundjet tjera.Charles vdiq në shtëpinë e tij në Beverly Hills, Kaliforni më 10 qershor 2004, i rrethuar nga familja dhe miqtë[2][3] si rezultat i sëmundjes akute të mëlçisë. [3] Ai ishte 73 vjeç. Funerali i tij u mbajt më 18 qershor 2004, në Kishën e Los Anxhelos-it, me kolegët muzikore të tillë si Little Richard në pjesëmarrje.Albumi i tij i fundit, Genius Loves Company, u lansua dy muaj pas vdekjes së tij, dhe përbëhet nga duete me admirues të ndryshem dhe bashkëkohësit: BB King, Van Morrison, Willie Nelson, James Taylor, Gladys Knight, Michael McDonald, Natalie Cole, Elton John, Bonnie Raitt, Diana Krall, Norah Jones dhe Johnny Mathis. Albumi fitoi tetë Grammy Awards, duke përfshirë Best Pop Vocal Album, Album i Vitit, Rekordi i Vitit dhe bashkëpunimit më të mirë Pop me Këngëtar për "Here we go Again" me Norah Jones.
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Ray Charles discography
- "I Got a Woman" (1954)
- "What'd I Say" (1959)
- "Georgia on My Mind" (1960)
- "Hit the Road Jack" (1961)
- "One Mint Julep" (1961)
- "Unchain My Heart" (1961)
- "I Can't Stop Loving You" (1962)
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Swingin' Along (1961)
- Ballad in Blue (1964)
- The Big T.N.T. Show (1966) (documentary)
- The Blues Brothers (1980)
- Limit Up (1989)
- Listen Up: The Lives of Quincy Jones (1990) (documentary)
- Love Affair (1994)
- Spy Hard (1996)
- The Extreme Adventures of Super Dave (2000)
- Blue's Big Musical Movie (2000)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lydon, Michael, Ray Charles: Man and Music, Routledge, ISBN 0-415-97043-1, Routledge Publishing, January 22, 2004.
- ^ D'Angelo, Joe. "Ray Charles Dead at 73". mtv.com. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2013. Marrë më 1 janar 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Evans, Mike. Ray Charles: The Birth of Soul. Marrë më 1 janar 2012.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)