Reiz Malile
Reis Malile | |
---|---|
Skeda:Reiz Malile.JPG | |
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 15 qershor 1982 – 21 shkurt 1991 | |
Paraprirë nga | Nesti Nase |
Pasuar nga | Muhamet Kapllani |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 12 gusht 1924 Gjirokastër, Principata e Shqipërisë |
Vdiq më | 6 mars 2003 Tiranë, Shqipëri |
Nënshtetësia | shqiptar |
Punësimi | diplomat, nëpunës |
Reiz Malile (Gjirokastër, 12 gusht 1924 - 6 mars 2003) ka qenë partizan, diplomat karriere dhe ministër i shtetit shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Gjirokastër më 12 gusht 1924, familja e tij u vendos në Vlorë kur ai ishte ende i vogël. Arsimin fillor e kreu në Vlorë. Më pas vazhdoi Liceun Francez të Korçës. Pas pushtimit fashist të Shqipërisë mori pjesë në demonstratën e madhe antifashiste organizuar në Korçë në nëntor 1942, ku u plagos e për disa muaj u burgos në Korçë. Pas kësaj u kthye në Vlorë ku mori pjesë fillimisht në njësitet guerile, e më pas u inkuadrua në formacionet e tjera luftarake në Brigadën V Sulmuese, nga partizan i thjeshtë deri në komisar i Divizionit V Sulmues.
Pasi u çlirua Shqipëria, Reis Malile luftoi në Kosovë dhe në territoret e Jugosllavisë deri në Vishegrad. Menjëherë pas luftës kreu studimet e larta për histori. Ndërsa në janar 1949 u caktua në MPJ”. Ishte Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë gjatë periudhës 1982 - 1991.