Muhamet Kapllani
Muhamet Kapllani | |
---|---|
Ministër i Punëve të Jashtme | |
Në detyrë 22 shkurt – 6 dhjetor, 1991 | |
Paraprirë nga | Reiz Malile |
Pasuar nga | Ilir Boçka |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 6 korrik 1943 Kavajë, Mbretëria Shqiptare (1943–44) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | pedagog, diplomat |
Muhamet Kapllani (Kavajë, 6 korrik 1943) ka qenë profesor, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 6 korrik 1943 në Kavajë. Më 1962 - 1966 mbaroi Fakultetin e Gjuhëve Perëndimore, dega gjuhë e letërsi angleze në Universitetin e Pekinit. Më 1966 - 1974 punoi pedagog dhe shef i katedrës së gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës. Më 1972 - 1974 qe zëvendësdekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja po në UT.
Më 1974 - 1978 qe sekretar i parë dhe zëvendësambasador i misionit të përhershëm të Shqipërisë në OKB, Nju-Jork. Më 1981 - 1984, shef seksioni[1] dhe zëvendës i drejtorit Sofokli Lazri në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Tiranë.[2] Më 1984 - 1990 zëvendësministër i Punëve të Jashtme, i ngarkuar për organizatat ndërkombëtare. Gjatë vitit 1991, më 22 shkurt deri më 6 dhjetor, pati portofolin e ministrit të Punëve të Jashtme në dy qeveritë Nano dhe atë Bufi.
Më 1995 - 1998 u vendos pranë një fondacioni ndërkombëtar në Uashington. Më 1998 - 2002 punoi lektor në Nju-Jork dhe nga 2002 deri më 2007 qe këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 148. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nenshati, Lorenc (2016). Albtrans "Top Sekret". Tiranë: Botart. fq. 53. ISBN 978-9928-219-23-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)