Jump to content

Remzie Osmani

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Remzie Osmani ose Remzije Osmani (lindur më 1971Mushtishti (Therandë)Jugosllavi (tani në Kosovë), është një këngëtare e këngës folklorike të Kosovës. Ajo është njëra nga interpretueset më të famshme të muzikës popullore shqiptare.

Remzie Osmani është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Vëllai i saj, Nexhat Osmani, është gjithashtu një këngëtar i suksesshëm i muzikës popullore, me të cilin ajo ka bashkëpunuar.[1]

Paraqitja e saj e parë daton në vitin 1977 me këngën Lute lute nëna bijën. Talenti i saj u zbulua shumë në moshë të re nga mësuesi i saj i muzikës, Ibrahim dhe Mustafë Hamiti, dhe profesori i saj shqiptar, Ali Selmanaj. Në adoleshencë, ajo hyri në Shoqërinë Kulturore Artistike "Afërdita" në fshatin e saj të lindjes, dhe më vonë, në SHKA "Jehona" në Therandë. Paralelisht me këto klube, ajo ndërmori edhe disa turne në Kosovë dhe në Maqedoni në vitin 1978, si dhe Radio Jehona në (Kumanovë) në vitin 1983.

Lulekuqja e Kosovës ishte albumi i saj i parë në vitin 1984, në bashkëpunim me këngëtarin Qamili i Vogël. Dy vjet më vonë, me ndihmën e Radio Televizionit të Prishtinës (RTP) ka lansuar edhe albumin tjetër me titull Kur bie tupani i parë.

Në vitin 2000, Remzie Osmani ishte e pranishme së bashku me grupin e saj të folklorit në "Expo universale 2000" në Hanover. Ajo deri tani ka gjithsej dymbëdhjetë albume e ku albumi i fundit doli në vitin 2009 me titull Dikur.[2]

  • Lulekuqja e Kosovës (1984)
  • Kur bie tupani i parë (1987)[3]
  • Kënga në zemër (1989)
  • Qan Kosova për bijtë e vetë (1990)
  • Të thërrasim Kosovës (1993)
  • Pranverë e pajetë (1995)
  • Për ju nga zemra (1998)
  • Kosova mirë se të gjeta (2000)
  • Kënga jeton (2003)
  • Si t'i Them (2004)
  • Kur zemra këndon (2005)
  • Këngë malli (2007)
  • Mollë e kuqe (2008)
  • Dikur (2009)
  • Për Mua Je Kryevepër (2012)
  • Kush të solli në lagjen time (2003)
  • Kush ia banë vetit me sy (2005)
  • Pse u ndamë (2011)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ http://radio-kercova.wix.com/radiokercova#!biografi/cb30
  2. ^ http://www.teksteshqip.com/remzie-osmani/biografia
  3. ^ "Remzie Osmani (Albume)". Arkivuar nga origjinali më 27 korrik 2017. Marrë më 24 shtator 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)