Rexhep Jusufi
Rexhep Jusufi ishte një kapiten i Batalionit Ballist Luboten në Vardar të Maqedonisë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rexhepi ishte Shqiptar, lindi në Kalkandelen, Perandoria Osmane (sot Tetova, Republika e Maqedonisë).[1][2]Jusufi studioi në Romë dhe Padovë përpara se të kthehej në Tetovë për t'u bashkuar me Batalionin e Lubotenit.
Batalioni i Lubotenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur Batalioni Luboten u përfshi në Ballin Kombëtar, Jusufi u bashkua me batalionin si kapiten dhe luftoi së bashku me Gajur Dërallën. Batalioni ishte i suksesshëm kundër partizanëve jugosllavë në Tetovë [3][4], pasi Tetova kishte bazën më të madhe të Ballit Kombëtar në Maqedoni.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fund të vitit 1943, Rexhep Jusufi shkoi me Gajur Dërallën dhe divizionin Luboten në Kërçovë për të ndihmuar forcat e Ballit Kombëtar të Mefail Shehut kundër partizanëve jugosllavë. Gjatë rrugës për në Kërçovë, forcat partizane organizuan një pritë në Bukovic. Jusufi ra në pritë në Bukovic i cili rezultoi në vdekjen e tij.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dr. Riza Sadiku "Muzeu i Kosovës, Prishtinë" Arkivuar 19 korrik 2011 tek Wayback Machine Marrë 16 Shkurt 2011.
- ^ Prof. Dr. Vebi Xhemaili. "FORCAT VULLNETARE KOMBËTARE NGRENË FLAMURIN E SKËNDERBEUT NË SHKUP" Marrë 16 Shkurt 2011.
- ^ Prof. Dr. Vebi Xhemaili. "FORCAT VULLNETARE KOMBËTARE NGRENË FLAMURIN E SKËNDERBEUT NË SHKUP" Marrë 16 Shkurt 2011.
- ^ Dr. Riza Sadiku Riza Sadiku. "Muzeu i Kosovës, Prishtinë". Marrë 16 Shkurt 2011.