Jump to content

Rexhep Voka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nuredin Rexhep Voka (Tetovë, 1847 - 1917) ka qenë alim, myfti dhe shkrimtar shqiptar, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare.

U lind në Shipkovicë të Tetovës. Ndoqi dhe kreu studimet në gjuhën turke, për t'iu kthyer bashkëkombasve të vetë shqiptarë, të cilët i këshillonte që të arsimohen, të njohin dhe respektojnë kombin e vet dhe vetevet.

Më 1868 regjistrohet në Fakultetin Islam të Stambollit, ku punoi edhe si profesor pas kryerjes së studimeve. Më 1895 kthehet në Tetovë, për t'iu përkushtuar çështjes kombëtare shqiptare. Më 1903 emërohet myfti i Vilajetit të Manastirit dhe ndërlidhet aktivisht "me lëvizjen kulturore dhe politike te Rilindjes Kombëtare Shqipëtare". Pas dy vjetësh, merr pjesë në Kongresin Panshqiptar te Bukureshtit. Që nga viti 1906 e deri më 1911, boton në Stamboll Elifbanë Shqipe, veprën Mendime dhe libra të tjera.

  • Mendime

Një frazë që Rexhep Voka ka thënë, me të cilën duket aftësia dhe mendimi i qartë për fenë dhe diturinë:

"Njeriu pa DIN dhe DIJE nuk ka ndryshim prej bagetie veç se me hije"