Rick and Morty
| Rick and Morty | |
|---|---|
| Zhanri | Komedi e zezë Shkencë fiktive Satirë Aventurë |
| Krijuar nga | |
| Luajnë |
|
| Kompozitori | Ryan Elder |
| Shteti | SHBA |
| Gjuha origjinale | Anglisht |
| Nr. i sezoneve | 9 |
| Nr. i episodeve | 91 (lista e episodeve) |
| Prodhimi | |
| Producentët ekzekutivë |
|
| Kohëzgjatja | 22 minuta |
| Prodhimi |
|
| Shpërndarësi | Warner Bros. Television Distribution |
| Lëshimi | |
| Rrjeti origjinal | Adult Swim |
| Formati i videos | 16:9 HDTV |
| Lëshimi origjinal | 3 dhjetor 2013 - vijon |
| Lidhje të jashtme | |
| Website | |
Rick and Morty (shq. Rick dhe Morty) është një sitkom shkencor i animuar për të rritur, i krijuar nga Justin Roiland dhe Dan Harmon për bllokun programor të natës në Cartoon Network, Adult Swim. Seriali ndjek aventurat e Rick, një shkencëtar i çmendur cinik, dhe nipit të tij Morty, të cilët e ndajnë kohën ndërmjet jetës familjare dhe aventurave interdimensionale. Roiland bën zërat e personazheve të titullit, me talentet e tjerë Chris Parnell, Spencer Grammer, dhe Sarah Chalke që mundësojnë zërat e mbetura të familjes. U shfaq për herë të parë më 2 dhjetor 2013.
Seriali e pati zanafillën nga një parodi e animuar e shkurtër e Back to the Future krijuar nga Roiland për festivalin e filmit Channel 101. Adult Swim iu drejtua Harmon me idenë e një seriali televiziv, dhe ai me Roiland e zhvilluan programin bazuar në atë film të shkurtër, duke zëvëndësuar personazhin Doc me Rick dhe Marty me Morty. Në janar 2014, seriali u rinovua për një sezon të dytë i cili doli më 26 korrik, 2015. Në gusht 2015, Adult Swim e rinovoi serialin me një sezon të tretë të përbërë prej 14 episodesh, i cili filloi premierën më 1 prill 2017. Seriali ka marrë lavdata për origjinalitetin, kreativitetin, dhe humorin që ka.