Rinush Idrizi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rinush Idrizi (Tiranë, 14 gusht 1938 - Jamaica Plain, MA 17 tetor 2008) ka qenë poet, studjues, kritik dhe biografist i njohur për punimet monografike dedikuar autorëve të rëndësishëm si Migjeni dhe Ndre Mjeda. Si mësues i letërsisë në gjimnazin "Sami Frashëri" në Tiranë vitet '70 , fitoi famë tek gjenerata e të rinjve intelektualë dhe u internua me transferim si mësues tek shkolla fillore e komunës Shëngjergj (Tiranë) në malin e Dajtit për vizionin liberal dhe perëndimor. Promovimin e parë publik pas viteve '90 e realizoi në Radio Tirana me ish nxënësen dhe gazetaren Valdete Antoni ku shpalosi pjesë nga krijimtari poetike dhe studimore. Më vonë pas një roli aktiv në publistikë në demokraci, prej vitit 1995 emigroi në Boston Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vepra studimore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1980,publikon monografinë “Mjeda”, një punim shkencor, i plotë dhe më i thelli i monografive kushtuar figurës së poetit më buzëhollë të letrave shqipe.
  • 1992, boton monografinë “Migjeni” pas shqyrtimit të gjatë të jetës dhe veprës së poetit dhe prozatorit modern të letrave shqipe, një tekst tjetër që pohon dhe zbulon shenja të tjera të aftësive shkencore dhe interpretuese të R. Idrizit në fushën e historiografisë letrare të shqipes.

Vepra poetike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Në vitet ‘60 të shekullit të kaluar shfaqet si poet më dy poema “Duart” dhe “Sytë” botuar në revistën “nëntori” dhe në gazetën Zëri i Rinisë. Të dyja poemat, por sidomos poema “Sytë” ranë në sy për frymën “dekadente”, gjithnjë sipas këndvështrimit të poezisë dhe letërsisë nga shkrimtarët dhe studiuesit e partishëm.
  • 2006 boton në Boston përmbledhjen poetike “Syri i Botës”, e cila zbulon shenjat e poezisë dhe të artit të sendërtuar nga autori.Ky vëllim, i gjerë në tematikë dhe mesazhe, por edhe mjaft i larmë si teknika shkrimi, përmban njëqind e tridhjetë e katër poezi dhe midisi tyre sipkaten me dhjetëra krijime që janë moderne dhe të magjishme.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]