Jump to content

Rrjeti i Grave të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës është të mbështesë, mbrojë dhe promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzaveKosovë, pavarësisht bindjeve të tyre politike, fetare, moshës, nivelit të edukimit, orientimit seksual dhe aftësive.

RrGK ka vizionin e një Kosove ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta për arsimim, punësim, pjesëmarrje politike, kujdes shëndetësor dhe një jetë pa dhunë. Strategjia e RrGK-së përfshin gjashtë fusha programatike, të cilat shpjegohen më poshtë. RrGK e zbaton Strategjinë e saj në bashkëpunim të ngushtë me 140 organizatat anëtare dhe partnerët e saj.

Duke përfaqësuar interesat e 140 organizatave të ndryshme të grave në mbarë Kosovën, RrGK është një organizatë udhëheqëse në mesin e organizatave të shoqërisë civile në Kosovë dhe në rajon. Anëtarët tanë përfshijnë grupe të ndryshme etnike, mosha, aftësi dhe zona gjeografike. Ata punojnë për çështje të rëndësishme për njerëzit, veçanërisht për gratë dhe vajzat, brenda komuniteteve të tyre. Informatat janë gjithashtu në dispozicion sipas komunës dhe fushës së veprimit.