Rrotullimi i Tokës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Figura e Tokës dhe pozia e sajë.

Rrotullimi i Tokës - Toka rrotullohet rreth boshtit të saj në drejtim perëndim-lindje. Ky rrotullim quhet rotacion. Një lëvizje të plotë Toka e kryen për 24 orë ose një ditë. Për shkak të formës së rrumbullakët të Tokës, gjatë rotacionit të gjitha pikat nuk rrotullohen me shpejtësi të njëjtë. Ka shumë dëshmi për vërtetësinë e rrotullimit të vërtetë të Tokës. Ndër to janë: forma e elipsoide e Tokës, eksperimenti i Fukos dhe zhvendosja në lindje të trupave gjatë rënjës së lirë (forca e devijimit).

Për shkak të rotacionit të Tokës dhe formës se saj të rrumbullakët, në sipërfaqen e saj shkaktohet ndërrimi i ditës dhe natës. Për shkak të formës së saj, shpejtësia e rrotullimit nuk është e njëjtë në të gjitha pikat e Tokës. Kjo shkakton ndërrimin e drejtimit të erërave dhe të rrymave detare.

Nocionet dhe përkufizimet themelore[redakto | redakto tekstin burimor]

Pa marrë parasysh se ku gjendemi në sipërfaqe të tokës, fitojmë përshtypjen se qielli paraqitet në formë të një gjysëmsfere. Dukë e përfytyruar në mendje tonë edhe pjesën e padukshme arrijmë deri te nocioni i sferës qiellore. Prandaj na duken se të gjithë trupat qiellorë në sipërfaqe të saj.